Mbesa 11-muajshe e Snoop Dogg ka ndërruar jetë tragjikisht. Lajmi është dhënë nga vajza e tij, Cori Broadus, e cila thotë: “Humba dashurinë e jetës sime”.
Cori bëri të ditur lajmin se vajza e saj, Codi Dreaux, vdiq të hënën, vetëm 20 ditë pas daljes nga kujdesi intensiv neonatal.
Krah një fotoje bardhë e zi me vajzën në krahë, ajo shkroi: “Të hënën humba dashurinë e jetës sime. Codin tim.”
Cori dhe fotografi Wayne Duece u bënë prindër për herë të parë në shkurt të vitit të kaluar. Vogëlushja lindi tre muaj prematurë dhe kaloi muajt e parë të jetës në reanimacion, deri në janar.
Më 6 janar, 26-vjeçarja dha me gëzim lajmin “ajo është në shtëpi” duke ndarë një foto në rrjetet sociale.
Ajo postoi një foto bardhë e zi ku mban në krahë vajzën e saj të vogël, ndërsa e shikon poshtë dhe buzëqesh.
Wayne gjithashtu ndau një postim në Instagram Stories: “Kam qenë më i trishtuar se kurrë që kur u largove nga unë, Codi Dreaux. Por e di që je në paqe. Babai do të të dojë gjithmonë”, shkroi ai.
Cori është më e vogla nga tri vajzat e Snoop Dogg me bashkëshorten e tij prej 28 vitesh, Shante Broadus.
Ajo u diagnostikua me lupus kur ishte gjashtë vjeçe dhe pësoi një goditje në tru në fillim të vitit 2024, gjë që e bëri shtatzëninë e saj me rrezik të lartë.
Komente
