Tragjedia e Shkodrës, trupat e Nënës dhe tre fëmijëve të mitur nxirren nga lumi Buna! Burri në qeli! Akuza: Erdgys Arrazi shkaktar i vetëvrasjes

SHKODER- Paraditen e kësaj të marte (7 maj 2024) është gjetur trupi i pajetë  i Arditit 3-vjecar, ndërsa rreth mesditë polumbarët nxorën nga ujërat e lumit Buna trupin e pajetë, të nënës, Alma Arrazi. Një ditë më parë ishte gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares Greis, ndërsa po dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.

Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje të dëshpëruar  për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës në Shkodër bashkë me të vegjlit. Ngjarja tragjike u shënua mbrëmjen e 2 Majit 2024, ndërsa u zbulua dy ditë më vonë kur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjece.

Gjatë kërkimeve në lumin Buna u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete përfshirë Forcat e Armatosura, RENEA, Njësinë e Sigurisë Publike si dhe banorë të zonës së Dajçit. Ata arritën të nxjerrin trupat e pajetë të nënës dhe fëmijëve, që tashmë do kenë një varr ku të prehen.

Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi. Ai u paraqit këtë të martë në Gjykatën e Shkodër në gjendje të rënduar psikologjike. Me kapuç në kokë mbuloi fytyrën nga kamerat, ndërsa gjatë seancës me dyer të mbyllura nuk ka folur para togave të zeza, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ndërkohë avokati mbrojtës Blerim Bazhdari kërkoi lirimin e 31-vjeçarit pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje. Avokati paraqiti si provë një recetë mjekësore të vitit 2022, që sipas të cilit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga depresioni.

Kjo recetë e lëshuar dy vite dhe as pretendimet e avokatit, nuk e bindën Gjykatën, e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Erdgys Arrazit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg pa afat. Prokuroria tha se deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme se 31-vjecari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e gruas, që u veteflijua dhe mbyti fëmijët në lumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:27
Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët, Balla: T'i shkohet deri në fund hetimit

1714305413_sthreth.JPG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një reagimi ka shprehur mirënjohjen për të gjithë forcat që u angazhuan në gjetjen e trupave të 3 fëmijëve dhe nënës së tyre Alma Arrazi që u vetëmbytën në lumin Buna disa ditë më parë.

Nga ana tjetër, ministri kërkon që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund.

‘Fatkeqësisht dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira.’, ka qenë reagimi i Ballës.

Ora 15:30
Erdgys Arrazi paraqitet në gjendje të rënduar në Gjykatë, pala mbrojtëse paraqiti dokumentin ku thuhej se Alma kishte probleme psikologjike

Erdgys Arrazi është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore. Pala mbrojtëse ka cilësuar në gjykatë ndalimin si të paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.

Nga ana tjeter avokati mbrojtës ka paraqitur në Gjykatë dokumentin mjeko-ligjor ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike. 

Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg'. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.

Ora 14:21
Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në lumë, përfundon pas 3 ditësh operacioni i kërkimit! Gjenden të gjithë trupat

1715084543_babai.jpg

Pas tre ditësh ka përfunduar operacioni i kërkimit në lumin Buna, ku nëna Alma Arrazi u vetëhodh me 3 fëmijët. Të 4 trupat e pajetë janë gjetur nga polumbarët.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

“Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 "Për Mbrojtjen Civile".

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit”, shkruan Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

 

Ora 13:34
Gruaja me 3 fëmijët u mbyt në Bunë, lihet në burg Erdgys Arrazi! Akuzohet për 'shkaktim të vetëvrasjes'

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet për “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij Alma Arrazi e cila u vetëhodh se bashku me 3 fëmijët në ujërat e lumit Buna.

Jeta e tre fëmijëve u ndërpre në mes, pasi nëna e tyre, Alma Arrazi në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore, u hodh nga ura e Bunës bashkë me të vegjlit e saj. 

Paraditen e kësaj të marte është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit. Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit. Një ditë më parë është gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares, Greis Arrazi, e cila përcillet sot në banesën e fundit. Ndërsa dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.

Ora 13:34
U vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët, gjendet edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi

1715080442_almadheerdgysi.jpg

Është gjetur edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi, e cila u vetëhodh në lumin Bunë të Shkodrës bashkë me 3 fëmijët.

Trupi i djalit të vogël u gjet paraditen e sotme, ndërsa po ashtu është gjetur edhe trupi i dy vajzave, 9 dhe 8 vjeçe.

Ora 11:18
'I kishim vajzat në të njëjtën klasë', flet kushërira e Alma Arrazit: Nuk e kam parë kurrë të shqetësuar

Nxënësit e shkollës 'Ndre Mjeda' në Shkodër bënë homazhe për dy vajzat Ergesën dhe Gresëm, Mes prindërve të nxënësve të cilët u shprehën të tronditur për ngjarjen, ishte edhe kushërira e 39 vjeçares Alma Arrazi e cila tregoi se vajza e saj dhe të ndjerat ishin në të njëjtën klasë.

Ndërsa zbuloi se nuk kishte vënë re asgjë të çuditshme nga Alma dhe se nuk e kishte parë kurrë të stresuar as atë dhe as fëmijët.

“Kemi qenë shoqe, si tip kushërirash bashkë, por çfarë të bëjmë, deri këtu e paska pasur të shkruar. Nuk e di çfarë të them është një ngjarje shumë e rëndë. Vajzat i kemi pasur në një klasë, vajzës time nuk ia kam shpjeguar dot, u kam thënë që nuk i ke më shoqet në klasë. Kemi shkuar shumë mirë, kam pasur shumë marrëdhënie të mira, nuk e kam parë kurrë të shqetësuar apo të stresuar. Fëmijët po ashtu nuk kanë pasur stres, nuk i kam parë të qajnë në shkollë, kanë qenë shumë mirë”- u shpreh ajo.

Ora 11:09
Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës, gjendet trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar

1715073157_nena.jpg

Është gjetur i pajetë edhe trupi i djalit 3-vjeçar të familjes Arrazit. 5 ditë pasi nëna Alma Arrazi u hodh vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët, gjendet edhe trupi i pajetë i djalit.

Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit. Ndërkohë kërkimet vijojnë edhe për gjetjen e trupit të 39-vjeçares.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kot: 08/05/2024 10:22

    Per mua femijet duheshin prere afere nenes , se ajo i deshi dhe mori me vete. Nuk me pelqevi reagimi i Babajit te Almes, qe nuk i kerkoi femijet e saj por vetem vajezen e tij

    Përgjigju
  • Rudi: 07/05/2024 19:12

    Ngushellime familjeve dhe respekte polumbareve qe kerkuan kaq dite dhe ia dolen ne kohe.

    Përgjigju
  • Irisi: 07/05/2024 18:20

    Une i njof cfar familje kriminelash jane Se nuk asht hera pare qe vrasin po ket here nuk i kan bajrat me ju dal zot

    Përgjigju
    • Sami: 07/05/2024 19:05

      Nuk e kan asmerin po tkalben mren tash

  • Eva: 07/05/2024 15:43

    Mjer ata qe iken , a te gjithe sistemohen

    Përgjigju
  • Danieli: 07/05/2024 12:53

    Kjo eshte gru herion se kurr nuk asht anku cfare burrit ka pas e sa keq ka hek prej tij

    Përgjigju
    • Vet e ka marr: 07/05/2024 13:45

      Sja ka dhan kush mezor . I plq vet keto tipa

  • Nokia: 07/05/2024 11:51

    Kur tmarr fund ky makth per ne si qytetar kemi psuar traum

    Përgjigju
    • Samsung: 07/05/2024 18:22

      Merr fun kur denohet vrasesi

    • Iliri: 07/05/2024 12:51

      Kjo familje asht deng pa mark Dhe nusja pare vllas i iku se e tradhtote aj e keqtjatote

  • Nokia: 07/05/2024 11:50

    Shpirti tyre u pref ne paqe

    Përgjigju
  • Nuku: 07/05/2024 11:49

    Shpreh ngushellime familjes qoshin te Xhehnenit familja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar