Shehu del nga ‘rreshti’ i Rithemelimit: Ja pse jam kundër dërgimit në Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë! Sherri me Mziun? S’merrem me 'çimka'

Tritan Shehu është i vetmi deputet që në mbledhjen me dyer të mbyllura të Rithemelimit nuk mbështeti propozimin për të dërguar në Gjykatë Kushteuese marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe atij italian për emigrantët.

Në një lidhje me skype në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu nënvizoi sërish se është kundër dërgimit të marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ka shpjeguar dhe arsyet.

“Jam shprehur kundër asaj marrëveshje. E kam konsideruar si të ndërtuar nga Rama vetëm nga ai, duke u ndodhur në vështirësi këtu, në vështirësi nga komuniteti ndërkombëtar, për të tërhequr vëmendjen nga problemet këtu. Ne kemi një historik të shkëlqyer me Italinë, por shihni sa janë investimet italiane në Shqipëri. Çështja e një marrëdhënie të ngushtë me Italinë mund të shprehej në shumë mënyra”, tha deputeti.

Ndërsa e quajti Gjykatën "notere" të Ramës, një nga arsyet pse kundërshtoi Shehu përmendi faktin se sipas tij Kushtetuesja mund t’i japë të drejtë Ramës. Ky vendim sipas Sehut do të ishte një “armë mbrojtëse” për kryeministrin.

“Dërgimi në Kushtetuese duhet parë me kujdes. Kushtetuesja është noter i qeverisë. Ka një problem. Nëse GJK thotë është në përputhje i jep një armë mbrojtëse Ramës, i hiqet përgjegjësia për një marrëveshje të tillë.”

Dalja e emrit të tij, si i vetmi që ka kundërshtuar në mbledhjen me dyer të mbyllura dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes duket e ulët për Shehun.

“Çuarja në GJK paraqet një sërë rreziqesh. Diskutimi për ta çuar në GJKK nuk ka lidhje me diskutimin a është kjo marrëveshje e dobishme. Kjo marrëveshje nuk duhej bërë. Ata që nxjerrin bisedat nga mbledhjet bëjnë çimka. Komunikimi me Tajanin është diçka normale, Berisha ka kontakte. Unë kam biseduar me kolegët italianë. Politika është dialog. Italia është një partner shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Një reagim jo fort të mirë në mbledhje për qëndrimin e Shehut ka pasur nga Xhelal Mziu i cili i ka thënë se duhet të jenë njëzëri të gjithë për këtë marrëveshje. Por sot Shehu preferoi të mos e komentojë shumë atë debat.

“Ata që nxjerrin bisedat bëjnë çimka... S’merrem me ato çështje”

Demokratët e Lulzim Bashës por edhe Rithemelimi i Sali Berishës kanë vendosur ta dërgojnë në Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për të sjellë në Gjadër të Lezhës emigrantët nga vendet e treta që kërkojnë azil në vendin fqinj.

Kreu i Rithemelimit është telefonuar dhe nga zv kryeministri Italian Antonio Tajani i cili e ka kritikuar mbi qëndrimet e shprehura për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët dhe ngritjen e një qendre për strehimin e përkohshëm të tyre në Shqipëri, derisa Italia të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:14
Aksioni i Rithemelimit, Lita: Kilikosje ndaj qeverisë, qytetarët nuk duan kaos dhe bllokime rrugësh

 

Për gazetarin Lavdrim Lita, aksioni i ndërmarrë nga Rithemelimi përmes kaosit nq Kuvend apo edhe paralajmërimet për mosbindje civile, nuk e ndikojnë aspak qeverinë dhe mazhorancën. 

Në “Studio Live” me Arbër Hitajn, në Report Tv, Lita tha se sjellja e Rithemelimit nuk ka asgjë të re, pasi edhe PS në opozitë, sikurse edhe Lulzim Basha disa vite më parë, protestuan njësoj mirëpo kjo formë rezistence nuk dha rezultat.

“Protesta ka bërë edhe PS me djegie gomash, me bllokime. I ka bëre edhe PD me bllokimin e akseve rrugore disa herë. Forma protestash që janë parë. Shumë mirë bën opozita që ndjek këto forma ekstraparlamentare. Por a pëlqehen këto nga qytetarët? A janë të dobishme për qytetarët? Mos po ua nxijmë jetën qytetarëve? Unë nuk mendoj se qeveria kilikoset me këto lloj formash mosbindje civile. Të bllokosh Parlamentin është një gjë dhe të bllokosh rrugën e qytetarëve që duan të shkojnë në punë është një gjë tjetër. Për të parë se a do ketë rezultat duhet të bëhen sondazhe nëse këto forma janë të dobishme për politikën e tyre”, tha drejtuesi i portalit Faktor.al.

Ora 21:00
Përplasja me Mziun, Tritan Shehu: Ata që kërkojnë të flasin në emrin tim, kthehen në 'çimka'

 

Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu ka folur për përplasjen me Xhelal Mziun, në mbledhjen e grupit parlamentar lidhur me dërgimin ose jo në Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë për refugjatët. 

Në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, Shehu tha se deklarata e tij është deformuar, ndërsa ngre dyshime se dikush e ka regjistruar debatin e tij me Mziu. 

Shehu flet për histori “çimkash” në mbledhjen e deputetëve të grupimeve Berisha-Bardhi.

Tritan Shehu: Kjo marrëveshje bie ndesh me shumë elementë, qoftë me problemet tona të brendshme… 

Arbër Hitaj: Pra, jeni kundër? Se  nga një debat me zotin Mziu dukeshit sikur ishit në favor, prandaj…

Tritan Shehu: Se si dalin këto gjëra unë nuk e di. Unë mendimet e mia i them shumë hapur, nuk ka nevojë t’i thotë dikush tjetër, i them vetë unë. Nëse dikush tjetër kërkon të thotë mendimet e mia, gabon shumë rëndë dhe kthehet pastaj në një çimkë nëse bën të tilla gjëra.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja