Tritan Shehu dhe Luan Baçi 'tradhtojnë' Berishën, 39 deputetët e PD-së pro Vetingut në politikë që ka trembur familjen e Doktorit  

Tritan Shehu dhe Luan Baçi 'tradhtojnë' Berishën, 39 deputetët e PD-së pro Vetingut në politikë që ka trembur familjen e Doktorit  

Luan Baçi dhe Tritan Shehu

TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese për Vetingun në politikë, nismë e cila kundërshtohet hapur dhe me forcë nga Sali Berisha dhe familja e tij, por edhe nga presidenti Ilir Meta në mënyrë të tërthortë. Shqiptarja.com sjellë 39 deputetë e Partisë Demokratike me në krye Lulzim Bashën, të cilët kanë firmosur propozimin për verifikimin e krerëve të shtetit dhe politikës për lidhjet me krimin dhe ligjshmërinë e pasurive. Në kushtet kur nisma ligjore kundërshtohet nga Sali Berisha, duke e konsideruar si aktin më të turpshëm në historinë e pluralizmit, deputetët e PD-së pro Vetingut në politikë, pozicionohen kësisoj kundër Berishës. 

Bien në sy që nisma ligjore e Lulzim Bashës është firmosur edhe nga dy deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi, të cilët i janë bashkuar ‘Foltores’ së Sali Berishës, duke u pozicionuar kundër Bashës. Edhe pse grupi parlamentar i PD-së ishte sinjalizuar për qëndrimin e Berishës kundër kësaj nisme, Shehu dhe Baçi rezultojnë me 39 firmëtarëve. Ndërkaq, kanë firmosur edhe Albana Vokshi, Xhelal Mizu, Arbi Agalliu, Ina Zhupa, Eralda Ban, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Lindita Metaliaj, Seladin Jakupllari, Lefter Gështenja, Bledion Nallbani, Helidon Bushati, Belind Këlliçi, Ilda Dhori, Andia Ulliri etj., duke u rreshtuar me Bashën. 

Në relacionin e projektligjit, firmëtarët theksojnë se Vetingu në politikë “do të parandalonte aleancat e fshehta e të drejtpërdrejta, para dhe pas zgjedhjeve, midis politikanëve dhe grupeve kriminale. Ne vlerësojmë se miratimi i këtij projektligji dhe Vetingu për të gjithë politikanët
në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publike, duhet të bëhet pa vonesë dhe të fillojë të aplikohet menjëherë.... Ky projektligj i shërben pikërisht dekriminalizimit të plotë të politikes, Vetingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin”. 

Deputetët e PD-së pro Vetingut në politikë 

Lulzim Basha 
Gazmend Bardhi 
Enkelejd Alibeaj 
Albana Vokshi 
Arbi Agalliu 
Sorina Koti 
Ervin Slianji 
Grida Duma 
Ina Zhupa
Saimir Korreshi 
Elda Hoti
Fation Veizi 
Dhurata çupi 
Eralda Bano
Merita Bakiu 
Zheni Gjergji 
Lindita Metaliaj 
Orjola Pampuri 
Agron Gjekmarkaj 
Emilja Koliqi 
Greta Bardeli 
Kastriot Piroli
Flamur Hoxha 
Kasëm Mahmutaj 
Seladin Jakupllari 
Lefter Gështenja 
Dashnor Sula 
Bledion Nallbani 
Isuf çelaj 
Helidon Bushati 
Tomor Alizoti 
Belind Këlliçi 
Xhelal Mziu 
Ramdan Likaj 
Ilda Dhori 
Andia Ulliri 
Alfred Rushaj 
Luan Baçi
Tritan Shehu 

Deputetët e PD-së pro Vetingut në politikë 
 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 Nëntor Altin Dumani?