Tritan Shehu: Me Andrea
Stefanin debatonim pa fyerje

Tritan Shehu: Me Andrea<br />Stefanin debatonim pa fyerje
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i është bashkuar politikanëve dhe personaliteteve që kanë ngushëlluar familjarët për humbjen e Andrea Stefanit, gazetarit dhe analistit me shumë kontribute në median dhe lirinë e mendimit në Shqipëri.
 
Shehu thekson se me Andrean debatonte në media apo dhe konferenca të ndryshme, por pa fyerje. Sipas tij, Andrea Stefani ishte një nga debatuesit më tërheqës.
 
Ngushëllimi i Tritan Shehut
NGUSHELLIME TE THELLA FAMILJES SE TE NDJERIT ANDREA STEFANI, KOLEGEVE TE TIJ GAZETARE, MIQVE, TE GJITHE ATYRE QE E KANE NDJERE KETE HUMBJE!
 
Qe prej viteve 90-te jo vetem qe e kam njohur Andrean, por gjithashtu jam “perplasur” me ate ne shume debate mediatike, konferenca apo edhe diskutime.
 
Ndonese te “ashpra” keto, ne teresi qene korrekte e jashte insulteve personale.
 
Ne fakt me Andrean mund te debatoje e diskutoje energjikisht e me pasion, gje qe pa dyshim e bente nje nga debatuesit me terheqes edhe per ata qe nuk ndanin te njejtat mendime me ate.
 
AI DO T’I MUNGOJE JO VETEM FAMILJES SE TIJ, POR DHE TE GJITHEVE ATYRE QE JANE TE LIDHUR ME DEBATIN, MEDIAN, POLITIKEN, DUKE PERFSHIRE KETU EDHE PUBLIKUN E GJERE.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai