ELBASAN- Një sasi tritoli i është vënë portës së jashtme të apartamentit  në pronësi të Erjon Shqapit, shefit të klubit sportiv të "Elbasanit".

Shpërthimi ka ndodhur rreth mesditës së sotme, (ora 12: 35)  në derën apartamentit, kati i tretë të një pallati pranë stadiumit të qytetit. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka njerëz të dëmtuar por vetëm dëme materiale, por shpërthimi ka shkaktuar panik mes banorëve.

KERCENIMET
Burime nga policia bëjnë të ditur se para disa ditësh Sqapi është kërcënuar nga prindërit e disa sportistëve të ekipit të të rinjve, dhe policia e heton si pistë të mundshme të shpërthimit në pallat në lagjen “ Kongresi i Elbasanit”.  Madje pak ditë më parë Erjon Shqapi kishte bërë një kallzim penal duke deklaruar se kishte pasur kërcënime. 
Policia dhe grupi i ekspertizës po hetojnë rrethanat.

NE BANESE GRUAJA DHE VAJZA E TIJ E MITUR
Erjon Sjapi 35 vjeç babai i dy fëmijëve kishte një vit që ishte emëruar në këtë post. Në momentin e shpërthimit të tritolit në banesën e tij ka qenë bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e vogël. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e shpërthimit të tritolit si edhe identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. Mësohet se në Polici deri më tani janë shoqëruar rreth dhjetë persona të cilët kanë qenë rreth zonës së ngjarjes në momentin e shpërthimit.


Erjon Shqapi

(Ne foto: Pallati ku banon familja e Erjon Shqapit dhe ku ndodhi shperthimi)

Erjon Shqapi
(Ne foto: Pallati ku banon familja e Erjon Shqapit dhe ku ndodhi shperthimi)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)