SHKODËR - Biznesit privat të ish-kryetarit të Komunës Gruemirë i është vënë një sasi lëndë shpërthyese ku janë shënuar vetëm dëmë të vogla materiale. Shpërthimi ndodhi këtë mëngjes në subjektin tregtar që Asim Burgaj ka në fshatin Vrakë, përgjatë aksit Shkodër - Hani Hotit..

Shqiptarja.com meson se ne dyqanin e ish-kryekomunarit te Gruemires ishin vendosur 2 kallepe tritoli nga persona te paidentifikuar, por fatmiresisht nuk pati asnje eprson te lenduar. 

Asim Burgaj ka shigjetuar për këtë sulm me lëndë plasëse eksponentë të së majtës në Malësinë e Madhe, që sipas tij drejtohen nga Paulin Stërkaj.

“Nuk kam konflikte me asnjë person dhe lëndën plasëse e kanë vendosur bandat e majta që drejtohen nga Paulin Sterkaj. Ky i fundit vijon një fushatë hakmarrjeje ndaj të gjithë eksponentëve të djathtë në Malësi të madhe”, - tha Burgaj.

Në një reagim për gazetën “Shqiptarja.com” Sterkaj tha se për Burgaj ky nuk është konflikti i parë që ai ka me banorët. Sipas tij, lënda plasëse është vënë nga ai vetë, pasi do që të bëjë një material mediatik në mënyrë që të marrë azil politik në vendet e BE për shkak të konflikteve që ka me banorët për pronat. Asim Burgaj ka qenë disa herë kryetar i komunës Gruemirë nën siglën e PD, tashmë të shkrirë me reformën e re territoriale.

 “Ai është një person që ka vjedhur e ka tjetërsuar krejt pronat e Malësisë së Madhe sepse ka qenë kryetar komune dhe drejtor i hipotekës. Është një njeri që ka nja 200 akuza për tjetërsim prone në Malësi të Madhe. Ka pasur edhe probleme të tjera me fshatarët që i kanë prerë hardhitë dhe bimët se u ka vjedhur pronën. Aty ku është vënë dinamiti nuk është vënë sot (dje) por i është vënë para tre ditëve dhe ai sot (dje) e ka bërë mediatike. Ky është një person që unë kam bindjen se e ka vënë vetë dinamitin dhe po përgatit ndonjë largim nga Shqipëria duke qenë se është në proces penal për çështjesh tokash dhe do që të bëj një material mediatik që t’i shërbejë për të marrë azil diku në europë”, tha Sterkaj.

Më tej, ai u shpreh se akuzat nuk kanë qenë për të, por sipas tij, ka qenë dikush tjetër që i ka kërkuar Burgaj të përmendë emrin e tij për qëllime politike.

“Kjo gjë nuk ka lidhje fare me mua. Ai nuk ka asnjë arsye për të më akuzuar mua, por dikush i ka thënë thuaje këtë për qëllime politike. Ai nuk është duke më akuzuar mua drejt për drejtë, por është duke akuzuar të tjerët duke thënë se gjoja janë bandat që i drejtoj unë. Për mua nuk ka asnjë akuzë për asnjë lloj problemi e fenomeni sa kriminal aq e administrativ. Mua nuk më shqetëson hiç akuza e tij”, tha ai. Sterkaj bëri me dije se do të ngrejë padi civile e penale ndaj Asim Burgës.

“Kam komunikuar me organet e policisë vendore dhe u kamë thënë jam në dispozicion për çdo lloj ngjarje që kërkoni nga ana ime për të ndihmuar në zbardhjen e saj. Njëkohësisht, unë do të bëj edhe një padi penale e civile Asim Burgës, atij hajduti tokash. Nuk po ja bëj civile për me i marr na nji nga ato që i ka vjedh, por edhe penalisht për shpifje, pasi nuk ka bazë, si edhe për prishjen e imazhit që ai më bën mua”, tha Sterkaj në fjalën e tij.

tritol
foto
FOTO

Asim Burgaj ka qenë disa herë kryetar i komunës Gruemirë, tashmë të shkrirë me reformën e re territoriale, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Edhe zgjedhjet e fundit ai ishte ndër drejtuesit kryesor të kësaj force politike në Malësinë e Madhe në mbështetje të kandidatëve të djathtë për vendoret 2015.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)