FUSHE KRUJE- Qyteti i Fushë Krujës është tronditur mbrëmjen e së shtunës nga një shpërthim me eksploziv pranë fabrikës së çimentos, Seament" në qendër të vëmendjes për shkak dhe të hetimeve në lidhje me vrasjen e nën drejtorit të fabrikës, palestinezit Anwar Rizik gati një muaj më parë.
Sipas policisë një sasi tritoli, rreth 200- 300 gram, është vendosur në portën hyrëse të fabrikës, një skenë që të kujton vrasjen e palestinezit Anwar Rizik më 8 maj.
Policia lokale bëri të ditur se shpërthimi ndodhi rreth orës 23: 30 minuta të mbrëmjes së të shtunës dhe ka qenë aq i fuqishëm sa është dëgjuar në 15 km në vijë ajrore.
Disa persona ende të paidentifikuar kishin vendosur lëndën shpërthyese në portën hyrëse të fabrikës, nga ku kalon linja hekurudhore e fabrikës për tu bashkuar me në linjën hekurudhore kombëtare.
Policia bën të ditur se sasia e lëndës së eksplozivit që mund të jetë përdorur është rreth 200-300 gram tritol dhe se shpërthimi është dëgjuar rreth 15 km në vijë ajrore.
20 PERSONA NGA FISI ZALLA NE POLICI
Ndërsa sot në mëngjes 20 persona, anëtarë të fisit Zalla janë shoqëruar në polici. Shpesh pronarët e fabrikës kanë bërë përgjegjës burrat e fisit Zalla për shpërthimet që kanë ndodhur në këtë fabrikë por dhe për vrasjen e nëndrejtorit të fabrikës, palestinezit Anwar Rizik më 8 maj 2012. Shpërthimi shkaktoi dëmtimin e portës por nuk raportohen për të lënduar në njerëz.
BOURI NE POLICI
Shpërthimi ndodh vetëm dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërisht në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez Anwar Rizik. Londinezi Charles Bouri për gati dy orë me rradhë ka dhënë shpjegime përpara dy oficerëve të policisë gjyqësore, duke pretenduar se mes tij dhe aksionerëve të tjerë nuk ka pasur asnjë konflikt, por dyshimet e vetme sipas tij janë mbi anëtarët e fisit Zalla të cilët i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë. Anwar Rizik u ekzekutua më 8 maj me një granatë artizanale të vendosur në derën e banesës së tij. Policia ende nuk ka një autor për vrasje, ndërsa hetimet vazhdojnë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fabrika e çimentos, gazetari Biçaku rrihet nga truprojat