Shpërthim tritoli pa leje në guroren në Krujë! Vdes punëtori, plagoset tjetri...Shoqërohet në polici përfaqësuesi i kompanisë

Shpërthim tritoli pa leje në guroren në Krujë! Vdes punëtori, plagoset tjetri...Shoqërohet në polici përfaqësuesi i kompanisë

Foto ilustruese

KRUJË- Një punëtor ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur nga një shpërthim tritoli në një gurore në Kurçaj të Niklës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe ka mbetur i plagosur ka mbetur Gani Demushaj 55 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orën 11:00, por është mësuar në orët e kësaj pasdite dhe vetëm pas publikimit në media ka pasur një reagim nga policia e Krujës.

Mësohet se përfaqësuesi i kësaj guroreje është Neritan Jaupi i cili është shoqëruar në polici, e bashkë me të edhe një punonjës tjetër që ishte i pranishëm gjatë momentit të shpërthimit. Kjo kompani ishte e pajisur me licencë, por burime konfidenciale për Report Tv bëjnë me dije se shpërthimi gjatë montimit të minave elektrike është bërë pa marrë një autorizim në autoritetet përkatëse, pasi një gjë e tillë bëhet kundrejt një pagese në bankë duke rezultuar me pasoja fatale për dy punëtorët. 

Njoftimi i plotë i policisë
"Në fshatin Kurcaj të Krujës,  duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se  aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Nga shpërthimi  është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.  Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes", njofton policia. 

Lajm në përditësim

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nena Labe Baba Lushnjar: 02/03/2020 05:25

    Të mocmit thoshin ”e hengri mali”. Keshtu eshte kur nuk rri rehat dhe shkon e prish natyren, te ”ha Natyra”

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja