Vasil Bedinaj, biznesmeni i ndërtimit në Vlorë njëherësh dhe pronari i një hoteli në Vlorë, fatmirëisht i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në zonën e “Liqenit të Thatë” në kryeqytet. 

Poshtë automjetit të Bedianaj është vendosur një sasi prej 450 gramë tritol C4, por që nuk është aktivizuar për shkak të shpërthimit të dotonatorit.
 
Biznesmeni Vasil Bedinaj ka pranuar se automjeti tip Mercedez-Benz ku ishte vendosur tritoli ishte në pronësi të tij, por ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë në Vlorë. I kontaktuar nga Report TV për të disatën herë Bedinaj thekson se nuk ka asnjë konflikt me askënd e as më të voglin debat verbal qe te mund te merrte nje shperblim te tillë
 
 “Jam marrë në pyetje nga policia janë kryer të gjitha procedurat. Nuk kam konflikte, jam qytetar që jam marrë me biznese, me punën time. Jetoj në Tiranë dhe në Vlorë punoj natën e ditën s’kam patur asnjë konflikt. Për momentin jam në det të hapur se s'mund të bëj dot asnjë farë lidhje."-shprehet ai
 
Pavarësisht kësaj deklarate, policia është duke hetuar ngjarjen në pistën e konflikteve për shkak të konkurencës dhe borxheve. Kjo pasi biznesmeni Bedinaj njihet si aksioner në kompaninë e ndërtimit “Delmondo-01”, ku ai rezulton pronar me 25 për qind të aksioneve. Njëherësh Vasil Bedinaj është dhe pronar i nje hotel në Vlorës.

Lidhur me këtë çështje materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës pa një autor konkret. Për indetifikimin e autorëve policia ka sekuestruar disa pamje filmike në zonën ku ka ndodhur ngjarja,me shpresën se autori mund të jetë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në zonë.

Gjithashtu policia ka marrë në pyetje dy herë biznesmenin Bedinaj, por ky i fundit nuk ka dhënë një emër konkret për të orientuar efektivët e grupit hetimor lidhur me drejtimin e hetimeve. Bedinaj në Vlorë njihet si biznesmen dhe se në zgjedhjet e fundit lokale ai garoi si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

Ja reagimi i tij pyetje pergjigje me gazetarin e Report TV

A mendoni se ka të bëjë me angazhimet publike tuajat?

Të gjitha janë të përfshira, politike, me biznesin, ta heqim këtë politike se e përdorin të gjithë e nuk dua ta përdor.
 
Po përsa i përket ecurisë tuaj në biznes a keni patur ndonjë konfikt për çështje konkurence?
As edhe një. Unë merrem me hoteleri turizëm, është shumë e rrallë të ketë konflikte në këtë degë, merrem dhe me ndërtim, por nuk kam asnjë konflikt me bashkëpunëtorët bashkëpronarët në çdo vend që punoj, veçse kafe dhe respekt asnjë nuk ka asnjë ankesë sado të vogël për personin tim.

Redaksi Online
(s.m/shqiptarja.com)