Kjo është gjithçka çfarë ka mbetur nga shpërthimi i një sasie të vogël lende plasësen në një fasoneri në zonën e Freskut në kryeqytet. Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit në ambientet e brendshme të saj nuk ka pasur njerëz dhe nuk është lënduar askush.
Lënda plasëse u vendos të enjten në mbrëmje në pjesën e poshtme të derës hyrëse të fasonerisë që operon në Tiranë prej rreth 5 vitesh. Si pasojë e shpërthimit, përveç pjesës metalike të derës dhe xhamave që u dëmtuan, dëme pësoi edhe një makinë tip “Smart”, e cila ishte parkuar në afërsi.
Ekspertët akoma nuk e kanë përcaktuar llojin e lëndës plasëse, por dyshojnë se është prodhuar në mënyrë artizanale. Në pamjet e kamerave të sigurisë që hetuesit e Komisariatit nr. 4 kanë sekuestruar, dallohet një person me bluzë me kapuç të zi, i cili pasi lë biçikletën me të cilën ishte në lëvizje, afrohet për të vendosur sasinë e lëndës shpërthyese dhe largohet. Agjentët po punojnë për vëzhgimin e pamjeve në një kënd më të gjerë, me synim gjurmimin e autorit.
Dyshohet se ky ka qenë një mesazh për pronarin e fasonerisë, shtetas italian, Roberto Bingaido, i cili u tha hetuesve se dyshimet i ka vetëm të konkurrenca. Por, këta të fundit nuk janë të bindur, pasi kanë marrë informacione se italiani që vendosi të investoi në vendin tonë, të ketë pasur probleme edhe me persona të tjerë, aty ku në fakt janë përqendruar hetimet si pistë kryesore për të zbuluar ndonjë emër të mundshëm. Një tjetër pistë që hetuesit po verifikojnë është edhe ajo ndonjë ish-punonjësi që mund të jetë hakmarrë për mosmarrëveshje me pronarin italian.
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
56.1%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 581
Lajme të tjera
-
Dita botërore e zemrës, konsulta falas në pedonalen e Tiranës! 90 mijë të prekur nga sëmundje kardiovaskulare në vend
29 Shtator, 16:25
-
INSTAT: Ekonomia u rrit me 3.23 % në tremujorin e dytë të vitit 2023, peshën më të madhe ndërtimi
29 Shtator, 16:17
-
Dita Ndërkombëtare e të Drejtës së Informimit, Veliaj: Tirana një nga qytetet më transparente! S'duhet të zmbrapsemi nga keqpërdoruesit e të dhënave
29 Shtator, 14:26
-
Tiranë, arrestohet 42-vjeçari suedez në Tiranë! I dha dokumente false një tajlandezeje! Policia: Do ta shfrytëzonte si prostitutë në Suedi
29 Shtator, 12:29
-
Tiranë/ Rishfaqet skema e mashtrimit e Florian Gjergjit! Në emër të Erion Veliajt i kërkojnë biznesmenit të ndërtimeve 70 mijë euro! Arrestohen 4 bashkëpunëtorët, 2 në kërkim (EMRAT)
29 Shtator, 09:12
-
Sporti, shëndeti, dhe argëtimi bashkohen në Sheshin 'Nënë Tereza” për tre ditë rresht*
28 Shtator, 16:04
-
Përfundon Godina 18 në lagjen e re ‘5 Maji’, Veliaj: 102 familje i marrin shtëpitë para festës së Vitit të Ri
28 Shtator, 16:02
-
Bandë me 15 anëtarë, kush është njeriu i 9 vrasjeve, Laert Haxhiu! Nga hakmarrja për familjen tek vrasjet me porosi! Si nisi armiqësia me Aldo Baren
28 Shtator, 15:53
-
Miratohet indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, vendimi hyn në fuqi në 1 tetor! 'Financat': Pensionistët do marrin edhe bonusin e fundvitit
28 Shtator, 15:28
-
Tiranë, arrestohet 30-vjeçari, përplasi për vdekje me makinë te Rruga e Dibrës 74-vjeçarin
28 Shtator, 14:53
-
Zhvati 2 mijë euro për një licencë infermieri, në pranga për mashtrim 35-vjeçari në Tiranë
28 Shtator, 13:56
-
‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim
28 Shtator, 10:13