Tepelenë, shpërthim tritoli në Odën e Hasan Beut, ''pikë ndalimi'' i njohur i udhëtarëve

Tepelenë, shpërthim tritoli në Odën e Hasan Beut, ''pikë ndalimi'' i njohur i udhëtarëve

Restoranti në të cilin ndodhi shpërthim me tritol

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një restorant i quajtur “Oda e Hasan Beut”, në hyrje të autostradës Levan- Tepelenë mbrëmjen e kaluar. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale, xhama dhe dyer të thyera pasi në orët e vona kur ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë njeri në restorantin e Shpëtim Hasanbegaj.

Policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet të cilat çuan në këtë sulm ndaj pronës së Hasanbegajt në fshatin Toç, por burime për Report Tv bëjnë me dije sulmi mund të ketë pasur zanafillën në konfliktë të mëparshme të vetë pronarit. Dyshohet se sulmi me tritol mund të ketë qenë në shenjë hakmarrjeje apo larje hesapesh ndaj Shpëtim Hasanbegaj edhe pse Policia është duke hetuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Oda e Hasan Beut", njihet për shkak atraksionit turistik të cilat ofron si dhe pikës strategjike në të cilën ndodhet. I pozicionuar në fshatin Toç, në buzë të Levan- Tepelenës, një aks i cili është i njohur për fluksin e udhëtarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi