TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet e dosjes rreth aktit terrorist në Kurbin, kur natën ndërrimit të viteve një sasi tritoli (16 kallëp) u vunë në një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë.

Gjatë këtij akti është shkatërruar njëra këmbë e shtyllës, ndërsa u gjetën edhe dy mbishkrime, në njërin ku thuhej për taksat dhe tjetri për naftën.
 
Pas shqyrtimit të çështjes nga Prokuroria e Rrethit Kurbin është marrë vendimi, për shkak moskomptences nga organi i akuzës në këtë rreth, transferimi i kësaj dosje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)