Tritoli ndaj Kuliçit/ Çela: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes

Tritoli ndaj Kuliçit/ Çela: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dënuar sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi në Vlorë, teksa ka bërë me dije se institucionet përkatëse janë angazhuar maksimalisht për të zbardhur të gjithë ngjarjen e plotë.

Teksa shprehet se e gjitha kjo është një formë për të penguar punën e institucioneve të drejtësisë, Çela ka inkurajuar të gjithë magjistratët që të vijojnë punën pasi kanë mbështetjen maksimale.

"Në orët e para të mëngjesit të datës 21.12.2019, në qytetin e Vlorës një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në automjetin e prokurorit Albert Kuliçi, i cili e ushtron këtë detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme janë duke u kryer hetime nga kjo prokurori dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve. Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë", shkruan Çela.

Mëngjesin e sotëm, prokurorit të Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi iu vu tritol në makinë. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se bëhet fjalë për një paralajmërim për prokurorin e 'çështjeve të nxehta' i cili hetuar dhe çuar në gjykatë një sërë dosje penale, përfshirë këtu dhe ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja