Sabah Nuzi, i cili ndodhet në paraburgimin e Fushë-Krujës për vrasje me pagesë, nuk ishte porositës i vendosjes së tritolit në automjetin e Oltjon Klosit, më 10 mars në Tiranë.

Burime nga policia, thonë se ai as nuk e njeh Klosin, por ishte ndërmjetësi mes porositësve realë, të cilët ende nuk janë zbuluar, dhe grupit në terren që realizoi shpërthimin në makinë, 7 prej të cilëve të arrestuar.

Këto hetime të reja nga policia, rrëzojnë dyshimet e para se ngjarja ndodhur për 15 mijë euro borxh që Oltjon Klosi mund t’i kishte të paraburgosurit. Në fakt, kjo shumë parash, ishte një borxh që 32-vjeçari Jurgen Gjonaj, personi që vuri tritolin në makinë, ia kishte Sanah Nuzit, pas humbjes së një sasie droge në Gjermani.

Ndërkohë 7 personat e arrestuar dolën sot përpara gjykatës së Tiranës ku u njohën me masat e sigurisë. Arrest në burg u vendos për Sabah Nuzin, Jurgen Gjonajn, Renato Ballën, Eklips Letin dhe Kristjan Ahmeramën, ndërsa për Glentjan Kojtarin dhe Dorjan Hamollin u caktua masa “arrest shtëpie”. Për Geris Mollën u dha masa “detyrim paraqitje”.

Sabah Nuzi, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për vrasje, ka mohuar tëketë lidhje me këtë ngjarje.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët’, deklaroi ai në gjykatë.

Ngjarja e 10 marsit u zbardh nga një gabim amator, pasi në vendngjarje u harrua çelësi i biçikletës së vjedhur që u përdor kur u vendos tritoli.

Sabah Nuzi – arrest me burg
I dyshuar se vendosi tritolin
Jurgen Gjonaj, 32 vjeç – arrest me burg
Akuzohen se i siguruan mjetet
Renato Balla, 25 vjeç – arrest me burg
Kristjan Ahmerama 24 vjeç – arrest me burg
Eklips Leti, 27 vjeç – arrest me burg
Akuzohen për përkrahje të autorit
Glentjan Kojtari, 29 vjeç – arrest shtëpie
Dorjan Hamolli 34 vjeç – arrest shtëpie
Geris Molla, 19-vjeç – detyrim paraqitje

1773740225_makinaeklosit.jpg

Automjeti i Oltjon Klosit i dëmtuar nga shpërthimi

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Lihen në burg 4 prej anëtarëve të grupit që i vendosën tritolin makinës së Oltjon Klosit, Sabah Nuzi mohon akuzat: Po na fusni në hasmëri

1773756170_oltionklosi.jpg

Oltjon Klosi dhe automjeti i dëmtuar nga shpërthimi me tritol

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për Sabah Nuzin, i arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit, si dhe për 7 të arrestuarit që akuzohen se vendosën tritolin në automjetin e Oltion Klosit në Tiranë. Arrest në burg u vendos për Sabah Nuzin, Jurgen Gjonajn, Renato Ballën, Eklips Letin dhe Kristjan Ahmeramën, ndërsa për Glentjan Kojtarin dhe Dorjan Hamollin u caktua masa “arrest shtëpie”. Për Geris Mollën u dha masa “detyrim paraqitje”.

Sabah Nuzi – arrest në burg
Jurgen Gjonaj – arrest në burg
Renato Balla – arrest në burg
Kristjan Ahmerama – arrest në burg
Eklips Leti – arrest në burg
Glentjan Kojtari – arrest shtëpie
Dorjan Hamolli – arrest shtëpie
Geris Molla – detyrim paraqitje

Sabah Nuzi, i cili akuzohet si porositës i krimit nga burgu, ka mohuar akuzat.

Ai ka deklaruar: “Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët.”