Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të shtëpisë së tij, rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, shpërtheu një sasi lënde plasëse.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manja shprehet se i ka shprehur gjyqtarit Sterkaj dhe familjes së tij, mbështetjen e plotë.
Ministri kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të sulmit ndaj gjyqtarit të Shkodrës, duke e cilësuar si “akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë”.
"Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!
Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!
Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!",-shkruan Balla.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.8%
-
Jo
75.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 1299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
14 Mars, 12:40
-
Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër
13 Mars, 10:29
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
U shpërthen bombola e gazit në shtëpi, dy persona dërgohen në spital në Bulqizë
12 Mars, 13:21
-
Rritet numri i 'shtëpive të barit' në Shkodër, Task Forca kundër kultivimit të kanabisit: Mbi 1500 bimë të asgjësuara dhe 18 persona të referuar në prokurori
11 Mars, 15:51
-
Shkodër/ ‘Ushtari’ i Licëve i iku përsëri policisë, me vete kishte 2 armë, shokët ‘kyçin’ gojën në polici: Nuk e njohim, e morëm rastësisht në makinë
11 Mars, 11:08
-
Kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit protestë para SPAK, godasin me vezë godinën! Avokati: Kallëzimi për Fatmir Shpellzën, u vodhi pronën (VIDEO)
11 Mars, 10:18
-
AKU bllokoi 104 ton misër blegtoral të dyshuar me aflatoksinë, në magazinë u gjetën vetëm 9.5 ton! Gjobitet dhe kallëzohet penalisht kompania në Shkodër (EMRI)
10 Mars, 18:43
-
Protesta kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit zhvendosen para SPAK të mërkurën: Kemi depozituar kallëzimin e tretë, do të publikojmë emrat e përfshirë në falsifikimet e Fatmir Shpellzës!
10 Mars, 12:49
-
Në kërkim për masakrën me dy të vrarë në Shkodër, 'ushtari' i Licëve i shpëton sërish policisë pasi qëlloi me armë! Nuk i ndaluan patrullës, në pranga dhe 2 shokët e tij (EMRAT)
10 Mars, 09:42
-
Tiranë/ Tritol një automjeti të parkuar, pronari me precedent penal, shkak dyshohet aktiviteti i 36-vjeçarit në Spanjë (EMRI-FOTO)
10 Mars, 08:46
-
Sherr në mbledhjen e PD në Shkodër, 2 emrat e kandidatëve për kryetar zyrtarizohen mes konfrontimeve fizike
10 Mars, 07:44