600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët

600 gram eksploziv C4  tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët

Voltana Ademi

SHKODËR- Me 600 gram tritol autorët e dy shpërthimeve ia dolën të trondisnin qytetin e Shkodrës mëngjesin e së shtunës. Ekspertët zbuluan se 400 gr C4 shpërthyen pranë pronës se ish-kandidatit Xhemal Bushati kurse në supermarketin pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ me pronar Flori Marku ishin vendosur 200 gramë C4.

Megjithatë hetimet duket se janë ne piken zero. Asnjë person nuk është shoqëruar dhe pse blutë e Shkodrës kanë një provë të fortë në dorë, pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth zonave ku ndodhën shpërthimet.

Hetuesit ende nuk janë në gjendje, të vërtetojnë nëse shpërthimet kanë lidhje njëri me tjetrin, apo janë raste të ndara nga njëra-tjetra. Të dy të goditurit, Marku dhe Bushati i kanë thënë policisë se nuk kishin asnjë dijeni pse iu është vendosur tritol dhe se nuk kanë hasmëri me askënd.

Kryetarja në detyrë e Bashkise Shkodër Voltana Ademi ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes se rëndë të shpërthimeve me eksploziv mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Ajo tha se në bashki është investuar me kamerat e sigurisë në akset kryesore dhe policia duhet të zbardhë ngjarjen e të kapë autorët.

“Është e vërtetë kanë qenë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesit dhe familjet, dhe të gjithë qytetin, nevoja për të pasur siguri është e domosdoshme. Kërkesa ime për policinëm, prokurorinë është që të zbardhin sa më shpejt atë që ka ndodhur, duhet të ketë siguri. Ngjarje të tilla në të gjithë Shqipërinë kemi pasur, dhe kjo tregon mungesën e vullnetit për të siguruar qytetarët. Në çdo kohë që pamjet e kamerave të Bashkisë kërkohen, janë të disponueshme, ne kemi vendosur buxhet shtesë për kamerat në ambiente publike, janë për të ofruar siguri, rregull. Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë, kam komunikuar për çdo shqetësim që kemi pasur për sigurinë e qytetit. Jo, nuk është frikë të jetosh në Shkodër, edhe pse ngjarje të tilla e rëndojnë sigurinë.’- tha Ademi.

Dy biznese u sulmuan dje me tritol në një diferencë kohore vetëm 10 minuta nga njëri-tjetri në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale.  Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20, të 26 marsit, në rrugën pranë Stadiumit "Loro Borici", pranë një supermarketi, ndërkohë që në 02:30 ndodhi shpërthimi i dytë, më i fuqishëm në pedonalen e qytetit në një dyqan veshjesh. Një nga bizneset, konkretisht dyqani i veshjeve, ishte i ish-kandidatit të Lulzim Bashës për kryetar bashkie në Shkodër, Xhemal Bushati, ndërsa pronari i supermarketit ishte Flori Marku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 28/03/2022 00:08

    Gojën e ka ajo Po e perdor per tjetër gjë

    Përgjigju
  • Eri: 27/03/2022 16:44

    Mendoj se zonja nuk ka goje te flase. Sa ishte kryebashkiake, nuk la asnje gjurme pervec tenderit te plehrave dhe leket qe jepte per Vllaznine duke lene shkolla, cerdhe, rruge beterr. As Shkodra nuk e do, as PD nuk e do, as si adminostrarore nuk ben. Smendoj se ka goje, tager app ndonje perfaqesim qe te flase me.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë