FUSHE-KRUJE – Shpërthimet me tritol në Fushë-Krujë, thuajse po kthehen në normalitet. Këtë mëngjes një lokal është bërë pre e vendosjes së lëndës eksplozive, por ashtu sic edhe në rastet e tjera të shpërthimeve me tritol në këtë qytet, nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ndodhi në një lokal në qendër të Fushë-Krujës në lagjen "Punëtori" rreth orës 04:30 të mëngjesit.
Mësohet se lokali është në pronësi të Veli Zogut dhe ndodhet ngjitur me zyrat e OSHEE-së dhe vetëm 200 metra larg Komisariatit të Policisë. Mësohet gjithashtu se ky biznes sapo ishte hapur dhe se shpejti do të niste aktivitetin e një dyqani veshjes ne këtë qytet.
Nga uniformat blu mesohet se janë të paqarta shkaqet e shpërthimit të tritolit, por nga grupet e hetimit dyshohet për motive konkurence, ndërsa pronari Veli Zogu mohon të ketë pasur konflikte të mëparshme.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë edhe nga banorët e pallatit ku ndodhet lokali, të cilët kanë dalë nga banesat të tfrikësuar nga tronditja.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO