Tritoli poshtë makinës, Suad Lici: S'më trembin asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit dhe Vllaznisë (VIDEO)

Administratori i Vllaznisë Suad Lici u shpreh për mediat se nuk ka konflikte me asnjë dhe nuk e di se nga mund ti ketë ardhur kërcënimi me tritol poshtë makinës. Por i pyetur nëse ka pasur kërcënime apo mesazhe lidhur me punën te Vllaznia, ai nuk e mohoi, por u shpreh se i ka sqaruar ata që kanë pasur pretendime. Lici theksoi nuk duhet të dalim në përfundime para se të flasë drejtësia, por nëse lidhet me sportin dhe detyrën e tij te Vllaznia, tha se "mendoj që kriminelët duhet të rrinë larg sportit, ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin, jetën e vet sportive, se ky qytet ka nevojë për shumë gjëra". Megjithatë, Lici deklaroi se nuk trembet asnjë fije dhe se do të vijojë që të lëvizë i lirë.

Prononcimi i plotë i Suad Licit për mediat
Rreth orës 08:30 dola nga shtëpia pashë një pako të dyshimtë, lajmërova policinë dhe kaq.

Keni pasur konflikte apo presione?
Absolutisht, nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri.

Lidhet kjo ndoshta me detyrën tuaj te Vllaznia?
Po, ndoshta me detyrën, nuk e di, le t'ia lëmë organeve kompetente. Unë nuk kam konflikte me asnjë njeri, jam njeri i lirë dhe do të vijoj që të jem njeri i lirë.

Keni pasur kërcënime, presione apo mesazhe, pasi nga burimet që kemi e dimë që keni pasur, por nuk e di nëse i keni denoncuar?
Jo, nuk kam pasur asnjë lloj problematike, kanë kërkuar njerëzit sqarime i kam sqaruar dhe kaq

Për cfarë?
Në lidhje me sportin. Se nuk kam asnjë problematikë tjetër

Dyshoni se lidhet me aktivitetin e lojtarëve te Vllaznia?
Nuk jam unë. Unë jam për mbarëvajtjen e punës. Formacionin e bën stafi teknik me drejtorin teknik, cdo gjë është bërë në bazë të strukturës te Vllaznia. Unë kam qenë i detyruar me plotësuar kërkesat e drejtuesve të klubit.

A është presion për t'u larguar nga Vllaznia, ju tremb?
Jo! Absolutisht! Do të vijoj që të bëj detyrën edhe sot do të jem në Durrës për ndeshjen në orën 17:00. Do të vijoj detyrën

Keni një apel për drejtësinë?
Unë mendoj që pa folur organet nuk kemi pse i vendosim një etiketë. Nëse është në marrëdhënie me sportin, mendoj që njerëzit kriminelët duhet të rrinë larg sportit, ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë sportin, jetën e vet sportive, se ky qytet ka nevojë për shumë gjëra.

Ju tremb kjo ngjarje?
Absolutisht jo! Do të vijoj jetën time të përditshme, aktivitetin privat të familjes sime, nuk më tremb asnjë fije, në Shkodër dhe në Tiranë më kanë përditë.

Çfarë do të thotë kjo?
Jam njeri i lirë edhe pas kësaj ngjarje


Lajmi kryesor:

Tritol poshtë makinës, por fitili u fik! Dështon atentati ndaj administratorit të Vllaznisë, Lici: S'trembem asnjë fije, kriminelët të rrinë larg sportit (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit