Bruneta Aliaj, 50-vjeçe, pronare e dyqanit pranë rrugës "Petro Nini" të cilit një ditë më parë iu vendos 25 gr por pa ndezës, dyshon se pas ngjarjes fshihet ish-bashkëshorti i saj. Edhe në atentatin me eksploziv në automjetin tip "Smart" në pronësi të saj, ngjarje kjo e ndodhur në maj të këtij viti, i dyshuari kryesor ishte ish-burrri. Ngjarja ndodhi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa pas dëshmisë së Aliajt, policia shoqëroi dhe mori në pyetje ish-bashkëshortin i cili mohoi çdo lidhje me ngjarjen.
Gjashtë muaj pas kësaj ngjarje, Bruneta Aliajt i bëhet një tjetër atentat. Sërish ajo ka dyshime se edhe pas atentatit të djeshëm në tentativë te dyqani është ish-bashkëshorti i saj i cili kërkon të hakmerret për divorcin e disa viteve më parë. "I vetmi konflikt që dyshoj si në rastin e makinës smart, është ish-bashkëshorti", ka thënë përpara policisë 50-vjeçarja.
Tritoli i vendosur dje në dyqanin e rrobave nuk shpërtheu pasi s'kishte fitil ndezës. Policia sekuestroi kamerat e bizneseve dhe vijon hetimet për identifikimin e personit që vendosi lëndën eksplozive.
/Shqiptarja.com