BURREL- Në datën 9 Janar, pamjet e xhiruara në Unazën e Poshtme të Burrelit tregonin një aks të dëmtuar, me çarje në asfalt. Edhe pse rruga prej 960 metrash ishte ndërtuar për të shmangur trafikun e qytetit, ajo nuk u hap asnjehere.
Sot (23 Prill) kur kane kaluar tre muaj e gjysmë më pas, situata paraqitet dukshëm më e rënduar. Pamjet e xhiruara nga Report TV tregojne se toka është çarë, , ndërsa në disa segmente asfalti është fundosur plotësisht. Ajo që në janar ishte një dëmtim i konsiderueshëm sot është kthyer në një degradim të pakthyeshëm.
Dëmtimi vjen në mungesë të ndërhyrjes, pasi problemet e evidentuara nuk janë riparuar. Pak muaj më parë, ARRSH dërgoi një grup ekspertësh në terren, të cilët parashikuan ndërhyrje me ndërtimin e pilotave në një gjatësi prej 300 metrash lineare. Por deri më tani, ky investim nuk ka nisur, duke lënë situatën të përkeqësohet dita-ditës.
Ndërkohë, objekti mbetet ende i pakolauduar dhe i pa marrë në dorëzim nga autoritetet, çka pritet të kërkojë financime të tjera për të riparuar dëmet në një aks që, edhe pse i ri, nuk ka funksionuar asnjehere.
Banorët denoncojne se zona kishte rreshqitje te vazhduehme prej nje dekade, duke ngritur pikëpyetje mbi investimin rreth 1.3 milionë euro te Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Komente










