TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Baftjar Brukës, i cili dyshohet bashkë me Vladimir Gjutajn si autorët e vendosjes së tritolit që shpërtheu në farmacinë e babait të Saimir Tahirit.
 
Baftjar Bruka u largua nga Shqipëria pak ditë pas ngjarjes duke u arrestuar më pas në veri të Evropës në Suedi.
 
Pas kërkesës zyrtare për ekstradim tashmë pritet nëse do të miratohet apo jo kërkesa për ekstradimin e Brukës dërguar autoritetet suedeze.

Baftjar Bruka u arrestua më 26 qershor nga policia sudeze pasi verifikuan se shqiptari rezultonte të ishte në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)