Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e personit që vuri tritol dy ditë më parë në një servis kompjuterash në pronësi të M.T në Fushë-Krujë. 

Lutfi Kupa 46 vjeç u arrestua nga policia pasi më datë 11.05.2016, rreth orës 03:20, në lagjen”Kastioti”, Fushë-Krujë, ka vendosur një sasi lënde eksplozive në  dyqanin e M.T. 60 vjeç duke i shkaktuat dëme të shumta materiale.

Kupa sipas policisë është i njohur si person me precedent penal  në fushën e veprave penale kundër  jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve. 

Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në konflikt me familjen e 60 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Shkatërrimi të pronës me eksploziv ”dhe” Mbajta pa leje e amrëve dhe municionit luftarak” parashikuar në nenet  152 dhe 278/5  të Kodit Penal.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)