Triumf mbi COVID-19! Pas 244 ditësh luftë, sot asnjë humbje jete prej virusit vdekjeprurës! Vetëm 15 raste të reja, nesër pritet lehtësimi i masave

Triumf mbi COVID-19! Pas 244 ditësh luftë, sot asnjë humbje jete prej virusit vdekjeprurës! Vetëm 15 raste të reja, nesër pritet lehtësimi i masave

Foto ilustruese

Pas një lufte të gjatë duket se po shkojmë drejt triumfit ndaj COVID. Pas 244 ditësh në pandemi, për herë të parë sot nuk është shënuar asnjë humbje jete nga COVID. Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjete sociale. Që nga fillim i pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë 2,447 persona nga COVID.

E pranishme gjatë procesit të vaksinimit për punonjësit e transportit publik, Manastirliu deklaroi se nesër mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave. Ndërkaq ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2,691 testime janë shënuar 15 raste të reja në 24 orët e fundit.

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak", thotë ministria.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.  

Pavarësisht se situata po shkon drejt normalizimit, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel  qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (26 Maj 2021) 
Raste të reja ditore         15
Të shëruar në 24 orë      71
Të shtruar në spitale      43
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,691

Testime totale            706,327
Raste pozitive             132,244
Raste të shëruara        128,978
Raste Aktive                  819
Humbje jete                  2,447 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë         401
Korçë            95
Shkodër       86
Vlorë             49
Elbasan        39
Berat             41
Lezhë           31
Gjirokastër   31
Fier               20
Kukës           11
Durrës          11
Dibër          4

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë