Nis vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik, Rama-Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave antiCOVID, do kemi një sezon veror më i lehtësuar

TIRANË- Sot nisi procesi i vaksinimit për punonjësit e transportit publik me vaksinën AstraZeneca dhe Sputnik-V. Report Tv mëson se në total do të jenë 14 mijë  punonjës që do të marrin dozën e vaksinës në çadrën e ngritur prej disa javësh në sheshin 'Skëndërbej'. Procesi i vaksinimit masiv po vijon edhe me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërqytetas. Ky sektor ka qenë ndër të parët që kanë kërkuar të vaksinohen për shkak të rrezikut që i kanosej si rrjedhojë e numrit të madh të qytetarëve që udhëtojnë me autobusë, ku është e pamundur që të ruhet distanca fizike.

Të pranishëm gjatë nisjes së procesit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët u shprehen se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm. Me lehtësimin e situatës dhe vijimin e vaksinimit masiv në vend, Rama tha se nesër do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Rama tha se ky sezon veror pritet që të jetë më i lehtësuar në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa Manastirliu ushtoi se me ardhjen e dozave të reja të vaksinave do të ulet dhe grupmosha për kryerjen e vaksinës duke ulur edhe më shumë riskun e infektimit të popullatës nga COVID-19

Mjekët deri më sot kanë argumentuar se mund të hiqet maska me detyrim në ambientet e jashtme dhe ora policore, megjithatë pritet se çfarë do të vendos komiteti ditën e nesërme.

Në total, që nga fillimi i këtij procesi, janë vaksinuar 736.365 persona. Në Shqipëri deri më tani kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ku vaksinimi masiv vijon me program kalendarik për kategoritë e ndryshme, ndërsa qeveria ka vendosur si objektiv kryerjen e 1 milion vaksinimeve brenda qershorit.

Vaksinimet kanë ndikuar edhe në uljen e kurbës së infektimeve në vendit tonë, ku si rezultat i 3,366 testimeve, dje u konfirmuan pozitivë 14 qytetarë. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë vendosi edhe mbylljen e pavijoneve COVID në spitalet Rajonale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:12
Rama: Ambicia jonë, një sezon veror më i lehtësuar se vitin e kaluar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se vendi është në rrugën e  duhur për të dal nga tuneli i pandemisë dhe se ambicia e qeverisë mbetet që ky sezon veror të jetë më i lehtë se vitin e kaluar.

"Ajo që mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit por është shumë e rëndësishme të mos të harrojmë  se kemi parashikueshmëri të plotë lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel, duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Nesër komiteti do të dalë me planin e ri me lehtësim të mëtejshëm të masa. Ambicia jonë për të pasur një lehtësim të masave më shumë se vitin e kaluar", tha Rama

 

Ora 11:02
Manastirliu: Nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave anti-COVID (VIDEO)

Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur që nesër do të mblidhet komiteti teknik i ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID. Kjo tha Manastirliu vjen si rezultat i vijimit të procesit të vaksinimit masiv dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend.

"Sot nisi vaksinimi i punonjësve të transportit publik, dhe po vijon edhe vaksinim i për punonjësit e hoteleri turizmit ku janë vaksinuar rreth 6 mijë prej tyre. Janë vaksinuar gjithashtu edhe 9 mijë punonjës të fasonerive. Objektivi ynë është ulja e grupmoshë. Jemi në një situatë të mirë për sa i përket situatës epidemiologjike,  nesër mblidhet komiteti për lehtësimin e masave", tha Manastirliu

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë