Kryhen 12.621 vaksinime sot në vend, në total mbi 784 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Kryhen 12.621 vaksinime sot në vend, në total mbi 784 mijë vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’

Foto ng aprocesi i vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej

Ka shkuar në 784.986 numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera në vend. Shifra u bë e ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se në 24 orët e fundit janë kryer 12.621 vaksinime.

"Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës ShqipëriaBuzëqesh, teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik. Vaksinimi nuk ndalet drejt objektivit  1 milion vaksinime brenda Qershorit", shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv vijon në të gjithë vendin me program kalendarik, ku ditën e sotme nisi edhe vaksinimi i 14 mijë punonjësve të transportit publik.

Të pranishëm gjatë nisjes së procesit ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilët u shprehen se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të mblidhet edhe komiteti teknik i ekspertëve për lehtësimin e masave antiCOVID.

Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur më shumë se 847 mijë doza të vaksinës kundër COVID, ndërsa doza të tjera pritet të vijnë në ditët në vijim.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali