Një tjetër çmim prestigjoz i akordohet së fundmi Green Coast në fushën e arkitekturës.
Në edicionin e këtij viti të “City Scape Award”, Green Coast ka rrëmbyer çmimin “Paysage” në kategorinë “Paessagio in luce”, me përfaqësues arkitektin e mirënjohur Antonio Iraci.
Eventi ndërkombëtar është mbajtur në Trienalen e Milanos ku morën pjesë qindra kompani të famshme nga e gjithë bota duke prezantuar projektet e tyre.
Ky çmim është fituar mes 122 nominimeve në kategori të ndryshme, ku pjesëmarrësit duhet të plotësonin disa kritere të rëndësishme në fushën e arkitekturës dhe peizazhit.
“Paessaggio in Luce” është një kategori që vlerëson arkitekturën si një rëndësi e veçantë për të sjellë një tjetër dimension të dizajnit të objektit parë nën dritat gjatë natës.
Ky është një çmim shumë i rëndësishëm që i shtohet Green Coast dhe kjo falë arkitekturës së veçantë të pejsazhit, kuruar deri në detaje duke i dhënë një prioritet shumë të madh.
“City Scape” është një prej evenimenteve ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e arkitekturës i promovuar nga Këshilli Kombëtar i Arkitektëve si dhe organizuar nga Akademia “Paysage”.
“Paysage” është një shoqëri e themeluar në Milano që prej vitit 2004 që synon të promovojë dhe të zhvillojë arkitekturën e peizazhit duke organizuar konkurse të tilla çdo vit.
Në këtë konkurs kanë marrë pjesë kompani nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa e deri në Lindjen e Mesme duke garuar në disa kategori, ku në njërën prej tyre Green Coast ka arritur një tjetër triumf.
Ky është vlerësimi i dytë që Green Coast, merr brenda një kohe shumë të shkurtër. Vetëm pak muaj më parë resorti u certifikua me “Flamurin Blu”, i pari në Shqipëri.