Në një botë ku faktet janë gjithnjë e më të shpërfillura dhe mllefet e inatet gjithnjë e më shumë alternativë e fakteve, mexhelisi politik e mediatik shqiptar është kthyer në një "çmendinë", që përditë çmend dynjanë!
Kjo s'është diçka e re dhe s'do t'i shkruaja këto rreshta, sikur të mos isha mahnitur nga çmenduria që plasi sheshit bashkë me triumfin historik të Luiza Gegës. Shenjat e para të çmendurisë u panë qysh në fillim, kur nisën edhe zërat që uronin Luizën për të sharë qeverinë. Qeveria e poshtër e kishte braktisur e syrgjynosur deri në Afrikë, vajzën e shkretë të jetimores së sportit shqiptar - ndërkohë që në fakt Luiza është mbështetur nga kryebashkiaku i Tiranës, për t'u stërvitur në lartësinë mbi 3 mijë metra të Kenias, ku stimulohet rritja e rruazave të gjakut.
Por shpërthimi çmendurak mori dhenë, kur kampionia e re e Europës u prit në kryeministri, për t'u nderuar siç i takonte pas një triumfi të paparë në historinë e sportit shqiptar. Kampionët e urrejtjes profesionale, modele të mbrapshta publike, që ushqejnë mllefin dhe yshtin inatin anonim të rrjeteve sociale, u lëshuan me tërbim në ekrane e portale, duke e komentuar ngjarjen si pengmarrje të Luizës për propagandë apo deri si shitje të shpirtit të saj tek regjimi!...
Foli më shumë se njëherë kampionia me gojën e saj, për si dhe sa shumë kanë ndryshuar gjërat, si është mbështetur sporti dhe ajo vetë vitet e fundit, e qysh mbështetja financiare ia ka bërë më të lehtë rrugëtimin e saj drejt majës. Madje ajo, vajzë e rrallë, me një mirësjellje mbresëlënëse, nuk harroi të dërgonte mesazhi falenderimi nga Mynihu, kur në fakt falenderimet i takonin vetëm e vetëm asaj. Po ku kanë veshë të dëgjojnë ata që edhe Amerikën duan ta mbrojnë nga ambasadorja amerikane, jo më Luiza Gegën nga unë!
Halli i madh këtu është se e keqja, e cila ka marrë formën e vorbullës marramendëse të lajmeve të rreme, fabrikimit të fakteve alternative, gjobave mediatike e sulmeve politike, të përziera me garuzhden e vjetër të egërsisë provinciale, ka dalë jashtë të gjithë kufijve të njerzillëkut më bazik. Helmimi i përditshëm i gjakut të shoqërisë është kthyer në rutinë dhe faktet trajtohen si opinione, ndërsa opinionet imponohen si fakte me inat, mllef e urrejtje të pangushëllueshme. Kur thua të vemë ndonjë rregull ligjor, se ky ortek llumi do të fundosë çdo vlerë njerzillëku e normë bashkëjetese shoqërore, duke e varrosur si qen të ngordhur, mundin e prindërve e përpjekjen e shkollës për edukimin e fëmijëve, të ngrihen e të thonë jo! Duhet veç vetërregullim, po se si e qysh do të ndodhë ky vetërregullimi nuk ta thotë dot kush! Nejse, s'është ky qëllimi i këtij shënimi të gjatë.
Sot unë dua të këmbëngul tek faktet! Pa asnjë shpresë se do të dalë kush e t'i kërkojë falje Luiza Gegës, se për falje lexuesve as bëhet fjalë. Por me bindjen që sidoqoftë, faktet u duhen atyre që kanë ende respekt për veten e për të vërtetën e mbështetur mbi fakte.
E PARA, sot nuk ka më protagonistë të braktisur të sportit, po ka sistem shpërblimesh për protagonistët, miratuar me vendim qeverie kohë më parë dhe në bazë të të cilit:
Për vitin 2021 kanë përfituar shpërblim në bazë të rezultateve në arenën ndërkombëtare 14 protagonistë, 7 sportistë dhe 7 trajnerët e tyre. Ndërsa për vitin 2022 kane përfituar 44 vetë, 22 sportistë dhe 22 trajnerët e tyre, për rezultate të larta ndërkombëtare. Gjithashtu, për herë të parë, janë dhënë shpërblime edhe për kampionë Ballkani, ndër ta edhe për Luiza Gegën.
E DYTA, sot nuk ka më shpërblime spontane për ata që nderojnë flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare dhe nuk ka më as harresa, për të paguar detyrimet që burojnë nga vendimi përkatës i qeverisë. Bashkëngjitur vendimi, të cilin jam i bindur që urrejtësit profesionistë të ekraneve e të portaleve, të cilët e duan me zor çdo gjë në Shqipëri sa më zi, e që edhe triumfin e Luiza Gegës e përdorën si zift për ta derdhur mbi armikun politik, nuk do ta lexojnë https://qbz.gov.al/.../024170e9-1ddf-429b-b0f6-8705f4bd33ff
E TRETA, sot nuk ka më vetëm shpërblime për rezultatet më të larta, po edhe trajtim të përhershëm për kampionët ndërkombëtarë shqiptarë, përfshirë edhe shqiptarët e Kosovës! Bazuar në një tjetër vendim qeverie të disa viteve më parë, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, janë punësuar si më poshtë nga Ministria e Mbrojtjes:
- 1.Atletja Luiza GEGA.
- 2. Peshëngritësi Briken CALJA.
- 3. Xhudistja Nora GJAKOVA.
- 4. Xhudistja Distria KRASNIQI.
- 5. Xhudisti Indrit ÇULLHAJ.
- 6. Atleti Ilir KËLLEZI.
- 7. Peshëngritësi Ilirian SULI.
E KATËRTA, sot nuk ka më ndalesë në rrugën e progresit, që nënkupton edhe përmirësime e korrigjime të vazhdueshme të punës sonë, në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Ministria e Mbrojtjes ka propozuar disa kohë më parë ndryshime ligjore, të cilat do të mundësojnë përfshirjen e kampionëve ndërkombëtarë në rangun e gradave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe krijimin e një strukture speciale, ku ata do të angazhohen si mentorë të ushtarëve tanë, me pagën sipas gradës, në shërbim të atdheut deri në daljen e tyre në pension. Këto ndryshime i shërbejnë lartësimit afatgjatë të shembullit të kampionëve kuqezinj në promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Ligji është në fazën e bashkërendimit me institucionet e linjës, pasi është përmbyllur konsultimi publik dhe në mes të shtatorit do të hyjë në procedurën parlamentare.
Sportistët e punësuar aktualisht pranë Ministrisë së Mbrojtjes, që do të përfitojnë nga ky ligj gradën e kolonelit janë:
- 1. Luiza GEGA - “Kolonel”
- 2. Briken CALJA - “Kolonel”
- 3. Nora GJAKOVA - “Kolonel”
- 4. Distria KRASNIQI - “Kolonel”
DHE E FUNDIT, kur flitet për sportin të gjithë jemi në borxh, me këtë vend dhe rininë e këtij vendi, por ama kur flitet me fakte për mbështetjen për sportin, nuk ka asnjë krahasim të imagjinueshëm, se të mundshëm jo e jo, mes këtyre viteve të qeverisë sonë dhe të gjitha viteve të tjera bashkë. Pa ekzagjerim, as dita me natën nuk dallojnë kaq shumë sa këto dy periudha për sportin. Natyrisht do të kishim dashur të bënim më shumë më shpejt, por kur kujtoj se nga jemi nisur, them lavdi Zotit që ia kemi dalë të bëjmë sa kemi bërë. Ndërkohë që patjetër, padiskutim, edhe në sport dallimi mes ku jemi dhe ku duhet e duam të jemi është ende shumë i madh.
Si përfundim, jam i bindur që as tërë këto fakte nuk do të hedhin dot dritë mbi shpirtrat katran, ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip. Por s'kemi ç'bëjmë tjetër përveçse të marrim shembull nga Luiza Gega:
Të vrapojmë më shpejt
-
Edi. Po mundohem te gjej perkthimin per fjalen “mexhelis”, por pa sukses. Po shkruaj shqip o kryeminister! Jam e sigurte qe as Luiza si gege qe eshte nuk e kupton.
Përgjigju -
2 komente normale e 38 komente sufllaqexhinjsh. Rroft edi Rama Rroft Belinda bashk me bordin e transparences.posht ata QE baltosin udheheqesin suprem edi Rama. Dua edhe dhall se Kam fol bukur
Përgjigju -
Kjo eshte e gjitha: Helmimi i përditshëm i gjakut të shoqërisë është kthyer në rutinë dhe faktet trajtohen si opinione, ndërsa opinionet imponohen si fakte me inat, mllef e urrejtje të pangushëllueshme. Kur thua të vemë ndonjë rregull ligjor, se ky ortek llumi do të fundosë çdo vlerë njerzillëku e normë bashkëjetese shoqërore, duke e varrosur si qen të ngordhur, mundin e prindërve e përpjekjen e shkollës për edukimin e fëmijëve, të ngrihen e të thonë jo! Duhet veç vetërregullim, po se si e qysh do të ndodhë ky vetërregullimi nuk ta thotë dot kush! Nejse, s'është ky qëllimi i këtij shënimi të gjatë.Mirpo shpjegimi juaj mund te ndihmoje pak me shume te painformuarit por ata qe duan te bejne politike per cdo gje sepse jane kunder teje do te vazhdojne
Përgjigju -
krenar qe jemi shqiptar
Përgjigju -
Te gjithe jemi koshient qe sportit ne vend i eshte dhene nje vemendje e madhe vitet e fundit
Përgjigju -
shqiptaret vetem llafe kane nuk i shikojne ndonjeher te mirat qe po behen ne kete vend
Përgjigju -
Ndersa kreret e ekzekutiveve neper boten demokratike e nisin diten e punes me ekonimine, punesimin, inflacionin, impaktin e luftes ne energji etj., vetem injoranti i kalibrit mafioz Rama gjen kohe te organizoje festa imorale madje edhe pasoje mediokrritetin si letrar. Neser mos u habisni te pompoje neper media sesi zhgarravit neper telajon e tij kriminale.
Përgjigju -
shqiptaret vetem llafe kane nuk shofin ndonjeher te mirat qe po beni ne kete vend
Përgjigju -
na ka ber shume krenar luiza me kete fitore
Përgjigju -
Njeriu me pune dhe perkushtim mund te arrije gjithcka
Përgjigju -
Urime Luiza per fitoren sa me shume suksese pac
Përgjigju -
Njerzit skane pune tjeter pervecse te flasin keq. Ju vazhdoni beni me te miren
Përgjigju -
Bravo Luizes qe na beri krenar me kta te tjeret e me llafet e ktyne mediave kazan jena ngop
Përgjigju -
Baltosja nuk ka per te marre fund ne shqiperi asnjehere nese nuk ikin keto bagetit qe shohin vetem giera negative ne te tilla raste
Përgjigju -
Ju jeni ne rregull me veten tuaj z Kryeminister inatin dhe mllefin ja u shtofte zoti zullumqareve
Përgjigju -
Edhe sikur ti kene faktet para syve monstrat shaiptare nuk do ta mbyllin halene per shpifjet ge nxjerrin
Përgjigju -
Edi Rama dhe shteti Shqiptare ,ka patur te njejtin ndikim si ne termetin e fundit ne Dures si ne sukses historik te Luiza Geges..zerro ndikim dhe jo vetem socjalistet..por askush nga politika ..
Përgjigju -
po mos u meerrni me gojet e liga qe vetem na humbin kohen , vazhdoni me punen se ne e dim si e beni punen ju
Përgjigju -
po ju e bet sportin ne vend jo keta qe vjellin vrer per ato qe nuk arriten dot vet
Përgjigju -
na ka krenu ne ate piste dhe te gjith e festuam kete arritje se bashku po opozita e pangopur keq do flasi normalisht
Përgjigju -
Kohet e fundit sporti ka marre vemendjen tuaj me te madhee dhe ka ecur shume perpara,urime Luizes per fitoren qe pati
Përgjigju -
Njerezit qe kane folur negativisht dhe donin qe kjo ceshtje te jete politike duhet ta lexojne kete shkrim te kryeministrit Edit qe ti hapen syte
Përgjigju -
Ti duhet te jesh frymezim qe me pune,pak fjale dhe sakrifice mund tja arrihet por gjithashtu te vesh ne vemendje nevojen dhe mbeshtetjen qe duhet te japi shteti per sportistat qe te kemi me shume si ti dhe rendesin qe ka sporti ne shkolla .
Përgjigju -
Edi ka mjaft te drejte kur thote qe fitorja e Luizes po kthehet ne ceshtje politike e sigurisht per ket si gjithmone do kete nje pakice qe mendojne negativisht sepse skane ca bejne ne jeten e tyre
Përgjigju -
Suksese te metejshme luiz e dashur dhe spresoj qe te na besh perseri krenare te gjithve
Përgjigju -
Jeni vertet te shpifur ku me vend te mbeshtesi kete femer qe na beri krenar te gjithve filloni e mxirrni shpifje e mashtrime vetem sa per te krijuar pa kenaqesi
Përgjigju -
Te gjithe qe shpifni neper mendia gazetar te korruptuar e me dallime politike te mbai pergjegjsi per ato qe thot ne beni
Përgjigju -
Te gjitha ato media qe kane shpifur le ti shofin faktet tani dhe mos flasin me brockulla
Përgjigju -
Qeveria jo vetem qe e ka mbeshtetur po i ka dhene nje tjeter zhvillim sportit
Përgjigju -
Kur te mesojme te gezojme te gjithe se bashku e ku mos te mundohemi te percjellim vetem negativitet ather do jemi popull me i mire
Përgjigju -
Kur luiza eshte e kenaqur me ndihmen dhe mbeshtetjen e qeverise se kuptoj cpun keni ju
Përgjigju -
Urime luizes per fitore n iher pastaj ca flasin ropt as mos ti plas ic
Përgjigju -
Qeveria i ka dhen perkrahje sportisteve e mos tja haj fare cfare thon keto
Përgjigju -
Sot cdo gje ne politike e kthejne e kur ngelin per faj te vet pa buk ka faj qeveria thon se jan njerez te trrash
Përgjigju -
Edi rama eshte nder te vetmit qe ta thot fjalen sic e ka dhe pa bishta nga mbrapa realiteti sic eshte i till ka plotesisht te drejt pasi luiza foli vet cka kishte
Përgjigju -
Luiza na kenaqi po keta politikanet qe shpifin spo na len te qete
Përgjigju -
Vertet per te ardhur keq kjo pune smund ta mendoj se si shpikin keshtu keta qe te heqin mendjen nga suksesi i luizes
Përgjigju -
Qe nje fjalim i denj qe duhej lexuar nga fjalia e par tek e fundit sepse ky eshte realiteti qe po perjetojme me opiziten kundershtare kudo kot
Përgjigju -
Ma shpifin keta qe kur tjetra fiton shkojn e ankohen per gjera qe nuk jane fare te verteta ne nje epoke kur jane ndertuar 5 stadiume me standart europian dhe komplekse te medha sportive
Përgjigju -
media duhet te reklamoj keto lloj njerziwh dhe jo shurrufulla qe ato nxjerri ne tv
Përgjigju -
luiza meeiton boten nga nxorri tampjon europe
Përgjigju -
Sporti ne ahqiperi vitet e fundit ne shqiperi eshte zhvilluar dhe cdo sportist eshte shperblyer
Përgjigju -
Jemi ne dijeni qe qeveria ka bere dhe vazhdon te beje plot pune e vleresim ndaj sportisteve
Përgjigju -
Ne vend se te ndihen tgjith krenar per arritjet e saj shkojn e i hedhin balt duke hedh akuza kot
Përgjigju -
Jemi mesuar tashme qe cdo gje kthehet ne ane politike turp per faqe t zez
Përgjigju -
Mexhlisi eshte mire zotni,pasi ka ne krye nje SOCIOPAT ME KARTELE.
Përgjigju










Komente
Komento