Aleksis Cipras e fitoi bastin e tij elektoral. Për herë të tretë brenda një viti, ai arriti të marrë mbështetjen e votuesve grekë. Ja 5 gjëra që na mësuan zgjedhjet e së djelës në Greqi.
1. Grekët ende besojnë tek Tsipras
Shumëkush mund të jetë duke pyetur veten pse grekët refuzuan marrëveshjen me kreditorët ndërkombëtarë në referendumin e 5 korrikut, për të votuar sërish rikthimin e Alexis Tsipras në pushtet, edhe pse ishte pikërisht ai që pranoi kushte edhe më të rënda në marrëveshjen e muajit të kaluar. Ai referendum, ku 61 % e votuesve mbështetën refuzimin që lideri i Syrizas i bëri kushteve të eurozonës, ishte mbase më i pakuptimtë se zgjedhjet e parakohshme të shtatorit, por këto të fundit na treguan se pjesa më e madhe e grekëve aprovuan mënyrën se si Tsipras menaxhoi bisedimet për borxhin e Greqisë. Zgjedhjet e së djelës treguan se pavarësisht listës së lodhshme të reformave që Tsipras ka nënshkruar, grekët ende duan partinë e tij të majtë në pushtet. Ata besojnë se Tsipras do të mund të lehtësojë kushtet e borxhit siç ka premtuar kur marrëveshja të rishikohet me kreditorët ndërkombëtarë pas disa javësh.

2. Tsipras i mbijetoi revoltës brenda Syrizas
Një nga arsyet pse Tsipras kërkoi zgjedhje të parakohshme ishte se ai humbi mazhorancën në parlament dhe besueshmërinë e tij në grupin e të majtës ekstreme brenda Syrizas. Dhjetra deputetë të tij refuzuan të mbështesin marrëveshjen e tretë të borxhit dhe 25 prej disidentëve braktisën partinë për të krijuar grupin e tretë më të madh parlamentar Unitetin Popullor. Në këtë grupim tashmë janë edhe ish ministri Panagiotis Lafazanis apo kryetarja e parlamentit Zoe Kostantopoulou. Por pas këtyre zgjedhjeve lideri i Syrizas është rikthyer me pothuajse të njëjtin numër deputetësh sa ç’kishte më parë ndërsa Uniteti Popullor nuk arriti të hyjë në parlament. Edhe pse brenda partisë ka ende nga ata që nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes, të paktën Tsipras e çliroi veten nga kundërshtarët e tij më të ashpër duke e spostuar partinë e tij të majtë më pranë qendrës.

3. E djathta ekstreme është ende në lojë
Me 7 % të votave dhe 18 deputetë në parlamentin e ri Agimi i Artë është tashmë forca e tretë politike në Greqi, pas Syrizas dhe Demokracisë së Re. Në këto zgjedhje ata rritën përqindjen e tyre të votës në krahasim me zgjedhjet e janarit, edhe pse pjesa më e madhe e liderëve të kësaj partie ekstremiste janë në gjykim lidhur me vrasjen e repistit anti-racist Pavlos Fyssas nga një mbështetës i Agimit të Artë. Lideri i partisë Nikos Michaloliakos deklaroi se rezultati i Agimit të Artë është veçanërisht domethënës pasi i gjithë sistemi ishte kundër tyre. Mbështetja për të djathtën ekstreme ishte më e dukshme mes atyre që janë goditur më rëndë nga kriza ekonomike në Greqi. Më shumë se 16 % e të papunëve e kanë mbështetur Agimin e Artë ndërsa pati mbështetje edhe nga banorët e ishujve të lodhur nga kriza e emigrantëve. Megjithatë duhet theksuar se numri i përgjithshëm i votave për Agimin e Artë ka rënë poshtë 380 mijë, më pak se në janar dhe në 2012-ën.

4. Grekëve u kanë ardhur në majë të hundës zgjedhjet
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte poshtë 57 %, pra më pak se 63 %-shi që votoi në referendumin e korrikut dhe në zgjedhjet e janarit. Duke pasur parasysh se në 2007-ën votoi ¾ e elektoratit votoi, shifra e fundit tregon se grekët nuk kanë më dëshirë për t’ju rikthyer kutive të votimit. Vota e janarit ishte një moment historik i rrëzimit të rendit politik të Greqisë dhe referendumi i korrikut erdhi në një kohë vendimtare për grekët ndërsa luftonin kundër kontrollit të kapitalit që mbylli bankat në të gjithë vendin. Ndaj një tjetër gjë që na mësuan këto zgjedhje është se grekëve u ka ardhur në majë të hundës me zgjedhjet.

5. Në ishujt e Greqisë zgjedhjet u zbehën nga kriza e emigrantëve
Pjesëmarrja ishte edhe më e ulët në ishujt lindor pranë bregdetit të Turqisë të cilët janë goditur fort nga fluksi i emigrantëve. Vetëm 43 % e zgjedhësve votuan të dielën në ishullin Lesbos, në të cilin mbi 50 mijë emigrantë kanë ardhur vetëm muajin e kaluar. Për shumë grekë, të cilët kanë parë se si bregdeti i tyre është shndërruar në një pikë tranziti për mbi 300 mijë njerëz që kërkojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore, zgjedhjet ishin më pak të rëndësishme se kriza aktuale me të cilën po përballen.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO