Rikthehet në vendlindje boksieri 20-vjeçar, Jurgen Uldedaj. Për të është rezervuar një pritje të veçante nga Bashkia Lezhës. Kjo pritjes sipas kryetarit, Fran Frrokaj, është në shenjë falënderimi për triumfin e arritur pak ditë më parë në Gjermani. Frrokaj u shpreh se është krenari për të gjithë shqiptarët që lezhjani Uldedaj ka arritur të bëje emer në mes të Gjermanisë.

Boksieri Jurgen Uldedaj ka falënderuar të gjithë lezhjanet dhe shqiptaret për mbështetjen që i kanë dhënë, ndërsa ka garantuar për vazhdimësinë e suksesit të tij në sfidat e ardhshme.

Pas vlerësimit me medalje në kampionatet botërore dhe europiane të boksit, së fundmi 20-vjeçari, Jurgen Uldedaj arriti të siguroj titullin “German International Cruiserëeight” për peshat 90 kilogram. Ai fitoi duelin ndaj boksierit Çek 33-vjeçar Jakub Synek, duke dominuar në të gjitha raundet.

d.b/shqiptarja.com