Filmi “Glory” një produksion greko bullgar ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival.
Filmi me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov, është një fabul sociale, realiste që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo- urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare.
Gjithashtu ky film rrëmbeu edhe çmimin e jurisë së medias.
Festivali Ndërkombëtrë i Filmit ka nisur më 3 nëntor ndërsa ndarja e çmimeve u zhvillua në kinema Agimi mbrëmjen e 11 nëntorit. Në këtë festival janë shfaqur mbi 250 filma nga gjithë bota, por publiku ka munguar.
Ky festival është ndjekur vetëm nga grupet e vogla të kineastëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve të festivalit.
Regjisori më i mirë i këtij edicioni është shpallur Gentian Koçi për filmin “Dita zë fill”.
Çmimi për skenarin më të mirë shkoi për regjisorin nga Kosova Edon Rizvanolli dhe filmin “T’padashtun” për ndërthurrjen e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng.
Regjiosori nuk ishte i pranishëm dhe çmimin e mori producenti i këtij filmi Dritan Krapi.
Ndërsa filmi më i mirë i shkurter In Albanian u përzgjodh filmi “Home” nga regjisorja e re nga Kosova More Raca. Filmi më mirë i shkurtër në garën ndërkombëtare u përzgjodh filmi Retouch nga regjisori iranian Kaveh Mazaheri.
Dokumentari më i mirë u shpall “On the Edge of Life” nga regjisori sirian Yaser Kassab me motivimin, një rrefim personal tepër prekës mbi dhimbjen dhe shpërnguljen, në një ekzistencë të mbetur pezull.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com