Kukësi i shkakton Partizanit humbjen e parë në kampionat duke e mundur me rezultatin 1-0.
 
Ndeshja e zhvilluar në Kukës ishte shumë  e luftuar nga të dy ekipet, por në fund vendasit arritën që të marrin tre pikët e plota.
 
Golin e fitores për Kukësin e shënoi sulmuesi kroat Pero Pejic në minutën e 47, ndërsa të kuqtë tentuan me të gjitha mënyrat në pjesën e mbetur të lojës për të barazuar, por vendasit e administruan me kujdes rezultatin duke mos pësuar.
 
Humbja në Kukës rrezikon stolin e trajnerit italian Sormani, që përpos problemeve me ekipin ka kundër edhe tifozët, të cilët  kërkojnë largimin e tij pas rezultateve negative këtë fillim edicioni.
 
Ndërsa në Kukës fitorja ka qetësuar ujërat, pasi pozitat e trajnerit Gjoka ishin të lëkundura.



​dy.b/shqiptarja.com