Triumfon në gjermani
boksieri 20 vjeçar Jurgen Uldedaj

Triumfon në gjermani<br />boksieri 20 vjeçar Jurgen Uldedaj<br>
Boksieri lezhjanë, Jurgen Uldedaj, ka fituar titullin  “German International Cruiserweight” në boks për peshat 90 kilogram.

20-vjeçari  mundi çekun Jakub Synek, në përballjen e së shtunës në Gjermani. Boksieri Uldedaj dominoi gjatë gjithë takimit ndaj çekut 33-vjeçar duke e hedhur në tapet në raundin e 8-të, por Synek nuk u dorëzuar duke vazhduar sfidën. Edhe raundi i 9-të vazhdoi nën vazhdimësinë e talentit lezhjan dhe shpesh goditjet e tij ndaleshin nga gjyqtari. Në përfundim të 10 raundeve, 20-vjeçari Jurgen Uldedaj ka triumfuar duke marrë fitoren me vendim unanim të tre gjyqtarëve.

Jurgen Uldedaj erdhi në këtë përballje të parë për këtë titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist. Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut. Boksieri Jurgen Uldedaj prej po tërheq vëmendjen e trajnerëve botëror të boksit të cilët e kanë konsideruar lezhjanen si një super talent i këtij sporti. Në këtë mënyre boksieri Uldedaj po ngrin lart edhe emrin e Shqipërisë në arena ndërkombëtare.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas