Eklipsi "Hëna e Përgjakur" nuk ka asnjë efekt anormal mbi planetin apo jetën e qytetarëve". Kështu u shpreh fizikani, njëherazi pedagog në Universitetin e Tiranë, Klaudio Peqini në studion e emisionit Repolitix. Ai tha se eklipsi hënor nuk ka asnjë lidhje me tërmetet apo përmbytjet siç u paralajmërua në disa media orë më përpara.
Duke iu referuar ciklit diellor dhe atij të tokës, fizikanti tha se jeta në tokë do zgjasë edhe për 1 miliard vite, përpara se të shfaqet efekti i "Gjigantit të kuq".
Nuk ka asnjë efekt anormal mbi globin, mbi njerëzit. Para dy javësh kaluam një tërmet, atëherë nuk kishte eklips. Tërmeti lidhet me koren e tokës dhe jo me hënën. Këto janë deklarata që frikësojnë njerëzit dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë fenomen hapësinor që po ndodh. Fundi i planetti tokë do jetë me shkatërrimin e diellit, dielli është 5 miliard vjeçar, në fazën e gjigantit të kuq, dhe ndoshta për 1 mld vjet jeta në tokë do jetë e mbaruar. "Gjiganti i kuq" do jetë ai që do përpijë tokën.
Klaudio Peqini, fizikan
Lajmi kryesor: