TIRANE- Trojet e mbetura në përdorim nga shitja e ndërtesave shtetërore pas vitit 1991, do të privatizohen në bazë të hartës së vlerës së tokës. Po ashtu e drejta e blerjes do të jetë dhe për trojet mbi të cilat është bërë shtesë nga objekti që ka pasur leje.
Në ndryshimet e bëra në vendimin e qeverisë, janë vendosur kriteret që do të duhet të plotësojnë përfituesit si dhe afatet që do të duhet të përdoren. Në këtë rast do të lejohet fitimi i pronësisë, pas pagesës i sipërfaqes së përcaktuara në genplanin dhe dokumentacionin në momentin e privatizimit të ndërmarrjeve apo objekteve. Në këtë rast përfshihet sipërfaqja nën objekt dhe sipërfaqja funksionale, nëse ka, si dhe sipërfaqet e truallit sipas genplanit dhe dokumentacionit të dhënies së lejes së ndërtimit, në të cilat janë përcaktuar sipërfaqja e objektit apo e sheshit të ndërtimit.
/Shqiptarja.com