Trojka takon Ramën: S'ka rëndësi emri,
por gjeni konsensusin për procesin
Pak minuta pas takimit me kryetarin e PBDNJ Vangjel Dule kryeministri Berisha është takuar me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Burime zyrtare thanë për Shqiptarja.com se kryediplomati amerikan ka hyrë në selinë e kryeministrisë rreth orës 10.20 minuta.
TIRANË – Ambasadorët e SHBA, BE dhe
OSBE kanë qëndruar më shumë se 60 minuta në zyrën e kryetarit të PS , Edi Rama, pak orë përpara se Kuvendit të mblidhet për raundin e parë në votimin për presidentin e ri.
Pavarësisht se deri më tani nuk ka asnjë emër konkret për kandidat, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu tha për mediat pas takimit se i rëndësishëm është procesi i zgjedhjes së presidentit dhe jo emri i tij.
SHBA“Nuk kam dëgjuar një emër konkret. Por, procesi është më I rëndësishëm se procesi. Duhet një process për zgjedhjen e një personi në zyrën e të cilit të gjitha partitë të punojnë”, tha Arvizu, sipas të cilit ka shumë dialog mes palëve.
KOMISIONI EUROPIAN“Ne nuk bëjmë asnjë negociatë, jam dakord me Arvizu dhe mendoj se ka një perceptim të faktit se ka një mundësi që duhet gjetur. Ka dialog mes forcave politike rreth rëndësisë për procesin dhe këtë mundësi që lidhet edhe me integrimin e vendit. Perspektivat e integrimit mbeten solide dhe per kete nuk duhen humbur mundesite. Ne nuk diskutojmë për emra, po procese, vizione”- theksoi ambasadori i BE-së Ettore Sequi.
OSBE"Pikë së pari, pyetjet për çështjen e emrave të kandidatëve duhet t’ua drejtoni aktorëve politikë. Vetëm prej tyre mund të merrni një përgjigje të detajuar e të drejtë dhe kështu duhet të jetë. Ajo që duam të shohim ne, dhe besoj se kjo doli qartë nga bisedat e sotme, është që të zhvillohet dialog, gjë që është pozitive. Ky dialog qartësisht po zhvillohet dhe duhet të vazhdojë. Padyshim, ne duam të shohim që dialogu të arrijë në një përfundim, në mënyrë që presidenti të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm, në mënyrë kushtetuese. Gjithashtu, si OSBE, ne duhet të sigurohemi që debati për reformën zgjedhore të përmbyllet në kohë, së bashku me reformën parlamentare. Koha po ecën dhe mesazhi ynë është “bëni përpara”, tha zv.ambasadori i OSBE, Dan Redford.
ARVIZU TE BERISHA
Pak minuta pas takimit me kryetarin e PBDNJ Vangjel Dule kryeministri Berisha është takuar me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Burime zyrtare thanë për Shqiptarja.com se kryediplomati amerikan ka hyrë në selinë e kryeministrisë rreth orës 10.20 minuta. Nuk dihet zyrtarisht qëllimi i vizitës së Arvizu në zyrën e Berishës, por mendohet se zgjedhja e presidentit dhe mos arritja deri më tani e konsensusit për këtë process të jetë temë e bisedës Berisha – Arvizu.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.1%
-
Jo
13.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15