I gjithë vendi është perfshirë këtë të hënë nga reshjet e shiut, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme, duke dhënë sinjalet e para të mbërritjes së dimrit.
Në kryeqytet, reshjet e shiut kanë nisur që në orët e vona të natës dhe pritet të shoqërojnë vendin gjatë gjithë ditës së sotme. Meteorologët parashikojnë zbritje të temperaturave me 4-5 gradë, ndërkohë që e marta pritet të sjellë reshje të dobëta në të gjithë territorin.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë lokalisht mesatare. Në pjesën veriore dhe verilindore gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore deri në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit. Temperaturat e ajrit për nesër do të luhaten në bregdet nga 10 °C deri 15 °C, në vendet e ulta përkatësisht 7/ 11 °C dhe në vendet malore nga 4 / 8°C
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com