'Troket' Europiani, të premten Turqi-Itali! Nga Oblak, Van Dijk dhe Halaand! Mungesat e rëndësishme të Euro 2020

Kampionati Europian është vetëm pesë ditë larg, pasi të premten në stadiumin e Romës do të zhvillohet ndeshja hapëse mes Turqisë dhe Italisë, e programuar në orën 21:00. Duke qenë se UEFA nuk pranon asnjë stadium pa tifozë, Turqi-Itali do të ndiqet nga 25% e kapacitetit të ‘Stadio Olimpico’. Duke ditur se ai merr më shumë se 70 mijë tifozë atëherë pritet të jenë të pranishëm deri në 16 mijë mbështetës.

Ky Europian do të ketë edhe mungesa të rëndësishme futbollistët, të cilët kanë lënë emër në Europë. Tre prej tyre janë portierë. Ter Stegen i Gjermanisë dhe Gasper Cillesen i Holandës janë ende të dëmtuar, ndërsa Jan Oblak, i konsideruar nga shumë opioninistë si gardiani më i mirë, mungon për shkak se kombëtarja e tij, Sllovenia nuk arriti të kualifikohej.

Edhe në mbrojtje ka disa emra big. I pari është Sergio Ramos, kapiteni i Spanjës, i cili la pas një sezon me shumë dëmtime, ndërsa për të njëjtat arsye mungon edhe Virgil Van Dijk. Prej 6 muajsh ai nuk është as në shërbimet e Jurgen Kloop te Liverpool-i. Sakaq Jerome Boateng është lënë jashtë për arsye teknike nga trajneri i Gjermanisë Joachim Loë.

Në mesfushë emrat e mëdhenj që mungojnë janë Ivan Rakitiv dhe Sergej Milinkovic. Rakitic ka dhënë dorëheqjen nga kombëtarja pas Botërorit të 2018 ku shkoi në finale me Kroacinë, ndërsa Milinkovic vuan mungesën e Serbisë në Euro 2020.

Padyshim që për shumë tifozë trishtuese është mungesa e Zlatan Ibrahimovic. Gjigandi suedez që u rikthyer në kombëtare pas disa vitesh tërheqje pësoi një dëmtim në fund të sezonit me Milanin. Një emër që krijon emocion është edhe Erling Halaand. Djaloshi i artë i Dortmund nuk arriti ta çonte Norvegjinë në Europian. Sakaq për shkaqe dëmtimi ka mbetur jashtë edhe super talenti i Spanjës Ansu Fati.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët