Arrestimi i ndodhur 48 orë më parë ku një aksion i policisë së Vlorës i mbështetur edhe nga forcat speciale RENEA ku u arrit të vihej në pranga i shumëkërkuari Delin Hajdaraj, është ndër ngjarjet e pakta që u arrit të finalizohej me sukses.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës shtetasi Hajdaraj në ato moment kishte pak që kishte hyrë në banesën e tij e marrë që prej gushtit me qira.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Delin Hajdaraj i cili prej katër vitesh qëndronte i fshehur kishte pak kohë që kishte rënë në gjurmët e policisë edhe pse ishte shpallur në kërkim që prej vrasjes së ndodhur në një nga plazhet private ne qytetin e Vlorës në 28 korrik të vitit 2013.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë më dije se shtetasi i cili u arrit të vihej në pranga rreth orës 20:30 dy dite më parë në një prej banesave të tij në lagjen shtatë pallatet në zonën e Ujit të Ftohtë ka qenë e vështirë vënia në pranga e tij pasi sipas hetimeve dhe informacioneve të marra Hajdaraj kishte tre banesa që prej muajit gusht dhe që i ndërronte ato shpesh për t'iu shmangur ndonjë arrestimi të mundshëm.
Por një burim tjetër nga grupi hetimor u shpreh se arsyeja e vonesës së arrestimit dhe vështirësia qëndron në faktin se Hajdaraj sipas edhe informacioneve, ndërronte shpesh herë shtëpi dhe vetëm që nga gushti kishte marrë tre banesa të tjera që i përdorte, ndërkohë që më parë mund të ketë përdorur banesa të tjera në qytet.
Po i njëjti burim u shpreh se Hajdaraj është ndihmuar edhe nga shokët për marrjen e shtëpisë, ose nuk ka përdorur karta identitetit për marrjen e banesave çka e vështirësonte identifikimin dhe vënien në pranga të tij.
Sipas grupit hetimor këto janë konkluzione të nxjerra nga hetimet pasi Delin Hajdaraj nuk rezulton të këtë asnjë dalje jashtë kufijve të Shqipërisë pasi emri i tij ishte shpërndarë nëpër kufijtë dhe në momentin që do përpiqej të largohej nga shteti shqiptar, menjëherë do vihej nën prangat e policisë.
Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje Delin Hajdaraj ka shfaqur shenja nervozizmi. Sipas grupit hetimor, dëshmia e tij pritet të vërtetohet edhe nëpërmjet hetimeve pasi marrja në pyetje dhe sjellja e Hajdaraj lë hije dyshimi për dëshminë e tij.
Sipas informacioneve, rënia në gjurmët e Delin Hajdaraj ka ardhur si pasojë e informacioneve nga Agjencitë e Shtetit, ndërsa mësohet se personi në fjalë lëvizte vetëm, natën dhe gjithmonë përpiqej të fshihej.
Po sipas të njëjta burimeve, gjithmonë ishte dikush që e priste me makinë ose që Hajdarajn gjithmonë e priste një makinë para se ky të hipte.
Kjo shtoi dyshime te grupi hetimor se personi në fjalë fshihej nga diçka.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja Delin Hajdaraj u vu nën survejim prej disa kohe nga policia e Vlorës dhe pas kësaj u arrit të identifikohej si personi që kishte kryer vrasjen në 2013.
Gjatë aksionit, fillimisht Hajdaraj u fut në shtëpi ku dhe jetonte dhe pas pak është realizuar ndërhyrja e policisë.
Në momentin e arrestimit, Delini ka qenë duke parë televizor dhe kanë qenë forcat speciale që i kanë trokitur në banesë.
Sipas burimeve Hajdaraj ka qenë i papërgatitur ose ka pritur dikë tjetër çka e hapi derën pa pyetur se cili ishte.
Në momentin e parë sapo ka hapur derën kanë qenë ndërhyrja e Forcave Special të cilët e vunë menjëherë në pranga.
Hajdaraj nuk ka thënë asnjë fjalë gjatë arrestimit, ndërkohë gjatë kontrollit të banesave të tjera pikërisht në banesën ku dikur ka jetuar me familjen në zonën e plazhit të vjetër, i është gjetur edhe pistoleta me silenciator e fshehur.
Ndërkohë që Hajdaraj ka edhe një banesë tjetër në zonën e Ujit të Ftohtë afër me banesën ku u arrestua dhe mendohet se ka edhe një banesë tjetër me qira brenda në qytet ku i përdorte për tu fshehur.
Gjatë marrjes në pyetje Delin Hajdaraj ka shprehur se familjen e ka larguar jashtë pas ngjarjes ku i mori jetën tre personave nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme. Përkatësisht vëllain në Bruksel dhe mamanë tek të afërmit e tjerë.
Sipas informacioneve zyrtare Hajdaraj para ngjarjes ka rezultuar të ketë pasur hyrje-dalje në Zvicër, Itali dhe shtete të tjera çka hedhin hije dyshimi së pikërisht e dashura e tij spanjolle e cila ishte edhe një ndër personat që e ndihmonte me lekë, të jetë e njohur e vjetër e Hajdarajt.
Sa i takon rrjeteve sociale ku rezulton se Delini nuk ka lënë asnjë gjurmë, ai ka sqaruar se ka përdorur disa adresa të ndryshme me emra të rreme me të cilat bisedonte me të afërmit, njëkohësisht burime nga policia flasin për përdorim të ndryshëm numrash çka Hajdaraj përdorte për të mos rënë në gjurmë.
I pyetur pse nuk i ishte dorëzuar në Polici pas ngjarjes së rëndë, ai tha se e kishte zënë paniku, ishte ndjerë i frikësuar dhe nuk besonte te gjykatat.
"Madje edhe kur rrija mbyllur në shtëpi, kam qenë pothuajse njësoj si në burg. Nuk doja të dorëzohesha sepse me këto gjyqtarë që kemi ne, të korruptuar, kisha frike se do më merrnin në qafë akoma më shumë, ndaj nuk e bëra. Tërë kohën kam ndenjur mbyllur nëpër këto banesat të cilat i mbaja me qira", ka thënë ai ndërsa nuk ka treguar emrat e pronarëve të tyre.
Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, mësohet po vazhdojnë hetimet për identifikimin e miqve dhe shokëve të cilët e kane ndihmuar 26 vjeçarin të lëviztë dhe të fshihej gjatë këtyre viteve.
Ndërsa për pronarët e banesave ende nuk janë identifikuar pasi Hajdaraj nuk ka përdorur asnjë emër madje është shprehur se nuk njihte asnjë prej pronarëve.
"Ishte dikush që pronari dërgonte për të marrë lekët, por gjithmonë një i ndryshëm ndaj s'mbaj mënd asnjë person", ka thënë Hajdaraj.
Si u vranë me kallashnikov 3 persona në plazh te "Uji i Ftohtë" në 2013
Tre persona kanë humbur jetën pas një terrori në një plazh mjaft të populluar në Vlorë. Masakra ndodhi pasditen e 28 korrikut, rreth orës 16:00, kur një i ri hapi zjarr me një armë tip kallashnikov drejt çadrave të plazhit, në zonën e njohur si “Kalaja” pranë "Ujit të ftohtë".
Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur dje në Vlorë, shtetasin Leo Osmani, 25 vjeç. Leo Osmani dyshohet se ka pasur grindje me viktimën Sokol Isufaj, për motive të dobëta.
Ndërkaq dyshohet se vrasjet janë kryer nga një mik i Leo Osmanit. Tashmë dy të dyshuarit kryesorë janë shpallur në kërkim. Ndërsa arma e krimit është gjendur një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.
Gjatë të shtënave të ditës së djeshme, plumbat u kanë marrë jetën tre personave, Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, i cili dyshohet se ishte edhe objektivi i atentatit;
Diana Ademit, 53 vjeç, e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime; dhe 17 vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, i cili ndodhej në Vlorë për pushime te halla bashkë me motrën e tij.
Asnjëri prej tre viktimave nuk ka qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit, pasi nuk kanë arritur t'u mbijetojnë plagëve, duke humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Krismat e plumbave kanë shkaktuar panik në të gjithë zonën e plazhit, ku pushuesit ishin të shumtë në kohën e ngjarjes.
Viktimat janë goditur me kallashnikov nga një person, që ka qëlluar nga maja e shkallëve të gurta të plazhit e më pas është larguar me shpejtësi me një makinë tip "Fuoristradë".
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve, mesohet se makina me të cilën ka mbërritur në vendin e ngjarjes autori i armatosur, është një fuoristradë e zezë, pa targa. Policia ende nuk ka arritur të krijojë identikitin e autorit të ngjarjes, por dëshmitarët kanë dhënë detajet e para në lidhje me të, si veshja, mosha e përafërt, dhe paraqitja.
Autori përshkruhet nga dëshmitarët si një i ri 25vjeçar me flokë të shkurtra dhe pantallona të shkurtra. Rruga për në Ujin e Ftohtë u bllokua nga policia, e cila po heton ngjarjen dhe shoqëroi dëshmitarët në komisariat.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com