Trokitja për ndihmë! Historia e 65
vjeçarit që u burgos në Spaç pasi...

Trokitja për ndihmë! Historia e 65<br />vjeçarit që u burgos në Spaç pasi...
Ai jeton me 25 mijë lekë të vjetra dhe vjen çdo javë të Instituti i të Përndjekurve në Tiranë për të kërkuar ndihmë

Zija Xhemalallari është 62 vjeç por në fakt duket sikur është 80 për shkak të jetës së vështirë që ka kaluar. Ai ka bërë 12 vjet burg në Burrel dhe Spaç dhe arsyeja ishte e ngjashme me atë të qindra shqiptarëve të tjerë: tentoi të arratiset. U dënua nga Gjykata e Burrelit dhe mundi të lirohet vetëm me ardhjen e demokracisë në vitin 1991.
U martua pas 5 muajsh dhe nga kjo martesë erdhën në jetë dy fëmijë që për fat të keq nuk e patën të gjatë. Ai mbeti vetëm me bashkëshorten dhe, për shumë vite për shkak të një sëmundjeje të saj u end në spitale derisa edhe  ajo mbaroi.

Tani ka mbetur vetëm dhe jeton në fshatin Fushë e Vogël në Maqellarë të Peshkopisë. Ajo çfarë e dallon është se ai nuk dorëzohet. Për të fituar sadopak para, detyrohet të nxjerrë gurë në lumë, ashtu  me fuqi të pakta. Por kjo nuk mjafton, dhe ndaj merr rrugën njëherë në tre ditë për në Tiranë me shpresën se Instituti do t`i gjejë një punë.
“Vij shpesh këtu. Kam pritur me ditë me radhë, kam fjetur në një lokal që rri 24 orë hapur, kam qëndruar edhe pa ngrënë. Por s’kam çfarë të bëj. Ku jetohet me 25 mijë lekë të vjetra? Mjafton një bukë në ditë dhe dy kile kripë dhe prap nuk dalin paratë. Ekziton një vend pune roje në komunë por askush nuk më ndihmon”.

zija xhemalallari

Është ndër personat që ka marrë këstet e dëmshpërblimit, por paratë i kanë shërbyer për të larë borxhet dhe për të mbajtur gruan të sëmurë. Tashmë, pas vdekjes së gruas i kanë mbetur edhe 1.2 milion lekë të vjetra për t`i shlyer. Në pritje të pensionit ai kërkon një punë, por as drejtues vendorë dhe as deputetë nuk e kanë ndihmuar.

Të vetmen shpresë të mbetur e ka tek Instituti e ish-të Përndjekurve në Tiranë. Mendon se po të insistojë e të vijë sa më shpesh ndoshta do ta ndihmojnë. “Vij këti pasi i kam kaluar të gjitha. Edhe gurët nxirren vetëm për 3 muaj. Jam i përndjekur edhe tani. E vetmja shpresë e imja është një punë që ekziston por askush nuk ma jep mua se jam i përndjekur”.

Por Zijai nuk është i vetëm. Si ai kanë me dhjetra ish-të përndjekur të cilët e kanë shndërruar në ritual ekzistence trokitjen çdo ditë në dyert e Institutit të tyre, me shpresën se mbas tyre ka diçka që atyre mund t`jua zbukurojë jetën.

Dje ata vuajtën burgun e paundësisë për të jetuar të lirë, ndërsa sot vuajnë burgun tjetër, atë të pamundësisë për të jetuar dinjitetshëm…ekonomisht!

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit