Trondit avokati i Schumacher:
Kampioni nuk mund të ecë më

Trondit avokati i Schumacher:<br />Kampioni nuk mund të ecë më
Felix Damm, avokati personal i legjendës së Formula Uno-s, ka treguar se gjendja shëndetësore e Schumacher nuk është aspak e mirë dhe se ai nuk mundet të ecë.
 
Ai është shprehur se Schumacher e ka të pamundur të ecë dhe për këtë arsye ka bërë një denoncim ndaj revistës revistës gjermane Bunte.
 
Krishtlindjet e shkuara revista ka raportuar se 7 herë kampioni i botës mund të ecte përsëri.  Kjo revistë ka cituar një burim sipas të cilit thuhej se kampioni me ndihmën e fizioterapistëve mund të bënte disa hapa.
 
Në atë kohë agjenti i Schumacher, Sabine Kehm ka lëshuar një deklaratë që mohonte këtë version. “Për fat të keq jemi të detyruar të raportojmë që pohimi se Schumacher mund të ecë përsëri nuk është i vërtetë. Spekulime të tilla janë të papërgjegjshme sepse duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve të tij, privatësia është shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht ata ju kanë dhënë shpresa të rreme shumë njerëzve të përfshirë”.
 
Schumacher pësoi një lëndim në kokë në një aksident me ski në Francë në vitin 2013.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma