Tmerret që bota po dëgjon nga xhihadistët e Shtetit Islamik, ISIS, po kalojnë çdo imagjinatë. Që nga fillimi i vitit, rreth 700 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në Irak.

Kjo shifër iu paraqit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga Leila Zerrougui, përfaqësuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për minorenët në zonat e konflikteve të armatosura.
 
“Jam e tronditur nga përçmimi i jetës që po tregon ISIS”, -u shpreh ajo, teksa tha se grupi terrorist ka rekrutuar edhe fëmijë 13 -vjeçarë që po i përdor si luftëtarë apo si kamikazë. Të tjera të dhëna rrënqethëse vijnë nga Nigeria, ku po vepron organizata terroriste Boko Haram.
 
Në vitin 2013, në sulmet e militantëve të saj ndaj shkollave janë vrarë mbi 100 fëmijë dhe 70 mësues.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)