Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se sëbashku me qytetarët që e kanë mbështetur gjatë lëvizjes së këtyre 5 muajve, kanë arritur të trondisin sistemin.
Komentet Salianji i bëri përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe video nga takimet që ka zhvilluar gjatë kësaj kohë në qytetet e Shqipërisë.
Salianji shkruan krahas videos se në 5 muaj kanë arritur të bëjnë atë që të tjerët sipas tij nuk e kanë bërë në 36 vite.
Më tej Salianji shkruan se lëvizja e tij është më e fortë se çdo regjim, teksa thekson se kjo lëvizje është fillimi i fundit të sistemit të vjetër.
Reagimi i Salianjit:
Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!
Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim.
Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!
Gjithmonë me demokratët
Mirënjohje
Lajmi kryesor:
Ervin Salianji-Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar! Nëse ke guxim, publiko dosjet Agasi-Beqiri!
Komente









Ervin Salianji do behet president ose kryeminister ne 2029! Nese krijon nje force te djathe moderne dhe humaniste , logo me ngjyre bojqielli (hyjnore si levizje) e quajtur PHD ose PDH (partia humaniste demokratike ose idem partia Demokratike humaniste) me intelektual dhe me zera humanist per daljen nga varferia te 134,000 qytetar dhe pensionist student etj etj
Përgjigju