Vlora është tronditur mesditën e kësaj të premteje të zezë për Lagjen Pavarësia të qytetit, teksa nga sheshpushimi i katit të pestë të një pallati u hodh bashkë me fëmijën e saj në krah 34-vjeçarja Pamela Mërtiri.
Me këtë veprim fatal dhe shokues, farmacistja Pamela që prej vitesh jetonte në Tiranë, dhe prej 8 muajsh një nënë e vetme pasi ishte divorcuar me bashkëshortin kur foshnja ishte pak muajsh, i dha fund jetës së saj dhe të engjëllit të saj të vogël.
Prej një muaji vuante nga depresioni Pamela Mërtiri, gjë e cila kishte shqetësuar edhe prindërit që bashkë me vajzën dhe nipin e tyre të vogël vetëm dje kishin ardhur nga Tirana në Vlorë, pas 34-vjeçarja e kishte kërkuar.
Pamela shkoi në një pallat aty afër banesës së saj dhe u hodh në aktin e fundit të jetës së saj. Foshnja e pafajshme gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që nëna nuk mund t'ia dalë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Pavarësia 2' dhe policia po heton për të zbardhur motivet që e çuan të renë të kryente aktin fatal.
Banorët për mikrofonin e Report Tv kanë treguar detaje nga ngjarja makabre, si dhe respektin për dr. Vironin, babain e Pamelës, të cilën e kishte ndjekur bashkë me gruan të jetonin në Tiranë pasi ai vetë kishte dalë në pension.
Foto nga vendi i ngjarjes
Pamela Mërtiri
Një grua e cila ishte e para që iu afrua nënës 34-vjeçare në Vlorë që u hodh nga kati i pestë bashkë më foshnjën e saj tregon se çfarë bëri pak sekonda pasi nëna kishte bërë aktin fatal.
"Fëmijën nuk e pashë kush ishte por atë e pashë (vajzën). Mora një shishe me ujë dhe nuk reagoi. I kontrollova pulsin dhe nuk kishte. I hodha një batanije. Nuk njihnim fare. Unë se dija fare që ishte vajza e doktorit. U mblodhëm të gjitha dhe pyesnim 'e njeh ti, e njeh ti'. Fëmijën nuk e pashë fare.
Një tjetër banore e lagjes Pavarësia 2 në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë sot në Vlorë.
"Vajzë shumë e mirë. Doli dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se 'kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore'. I thashë merri ilaccet ccupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti 'e ke parë Pamelën?" Unë e mora me mend se ccfarë do ndodhtë. Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit"
Një banore e zonës ku ndodhi tragjedia sot, ku një nënë i dha fund jetës së saj bashkë me fëmijën 1-vjeç ishte e divorcuar dhe jetontë në Tiranë. 0
"Nuk e njohim. Ajo jetontë në Tiranë, punonte farmaciste. Ka qenë e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte", tha banorja.
Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Vlorë mesditën e sotme.
"Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen "Pavarësia 2", shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, tha se e dëgjoi kur gruaja me fëmijë u hodhën nga kati i 5-të. Ai tha se fëmija vdiq në vend, ndërsa gruaja kishe ende shenja jete. Ajo nuk jetonte në atë pallat.
"Ajo është hedhur nga kati i 5-të nga sheshpushimi, ka ardhur aty thjeshtë për të kryer aktin. Nuk rrinte aty. Ishte bashkë me fëmijë, kur u hodhën dëgjova zhurmën dhe pas që ishin përmbysë. Ajo kishte shenja jete, fëmija jo, ishte çarë në fytyrë. Rri te pallati përballë', tha banori
Pamela Mërtiri, e datëlindjes 1987, është nëna 34-vjeçare që ka flijuar veten sot bashkë me fëmijën e saj 2 vjeç.
Mësohet se ambulanca ka mbërritur shumë shpejt por nëna nuk ia doli rrugës për në spital.
Report Tv ka shkuar në vendin e ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Shikohet prani e madhe e policisë.
Në tokë shikohen edhe këpucë që mund të jenë të viktimave.
Lajmi i kobshëm është marrë nga Vlora. Vdes nëna 35-vjeçare dhe fëmija 2-vjeç. Nëna u hodh nga pallati bashkë me fëmijën.
O zot mire ti qe luajte nga trute dhe kreve aktin e vetevrasjes po ai engjell i pafajshem cfare kusuri kishte ti pritej jeta ne mes.
PërgjigjuPo s ke qen noj here n depresion , mos e gjyko shum. Ashu e ka mendu, kush do ja rriste? Apo do ja rrisje ti ?
Zoti i dhente force familjes. ngushellime.
Përgjigju