Ndodh ajo që nuk pritej! Barcelona u mposht nga Deportivo në transfertë me rezultatin 2-1 duke sfumuar natën magjike të pak ditëve më parë ku përmbysi humbjen 4-0 nga PSG me 6 gola të shënuar në ‘Camp Nou’.
Katalanasit morën një leksion të mirë nga vendi i 15 në renditje duke lëshuar edhe kreun e renditjes, nëse Reali do të fitojë sonte me Betisin, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak me Celta Vigon.
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Joselu shënoi për Deportivon në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Suarez barazoi, por vendasit nuk u trembën aspak nga Barcelona e madhe duke sulmuar dhe shënuar Alejandro Bergantinos në të 74’.
Në minutat e mbetura Barcelona tentoi për të barazuar, por vendasit u mbrojtën me kujdes duke administruar rezultatin.
Me humbjen e sotme të Barcelonës, kampionati është në dorë të Realit të Madridit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com