Tronditet Berisha/Izet Haxhia
do të ekstradohet në Shqipëri

Tronditet Berisha/Izet Haxhia<br />do të ekstradohet në Shqipëri<br>
Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri. Vendimi për ekstradimin e dëshmitarit kyç të veprimtarisë së Sali Berishës është marrë nga Gjykata e Lartë e Turqisë. Lajmi është konfirmuar vetë nga Izet Haxhia ekskluzivisht për Shqiptarja.com dhe Report Tv.

Haxhia ka pohuar për Shqiptarja.com dhe Report Tv se, vendimi është marrë pas një maratone 12-vjeçare si dhe pas lobimit të qeverisë shqiptare tek qeveria turke. Ish-truproja i Sali Berisha ka shtuar se ekstradimi i tij do të paraqitet si kapje e një ‘peshku të madh’. Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari.

Haxhia ka bërë të ditur pak kohë më parë, se ka mësuar se është dënuar gjithashtu edhe në Greqi për një tjetër vrasje. Ai mohon implikimin në vrasjen e Azemin, ndërsa akuzon Berishën se fshihet pas kësaj vrasje. Për Shqiptarja.com dhe Report Tv, Haxhia theksoi se është gati që të përballet para drejtësisë me atë që nxorën në pritë Azem Hajdarin, duke iu referuar Sali Berishës.

Haxhia thotë se Berisha duhet të japë llogari edhe për shumë dosje të tjera, për të cilat thotë se është gati që të dëshmojë. Ish-bodigardi akuzon edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha se karrierën e ka nisur që 17 vjeç me transport droge

 s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki