Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi, 22 vjeç.
Ishin minutat e para të sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë për shkak të një ataku kardiak.
Ngjarja bëhet edhe më tragjike, ku e ëma e futbollistit ka parë të gjithë skenën kur të birit i bie të fikët ne mes të fushës së blertë, pasi po ndiqte ndeshje nga tribuna e stadiumit.
Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip në kategorinë e 3 të kampionatit grek.
Për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit kanë shprehur ngushëllimet edhe klubet e futbollit që kanë pasur bashkëpunim me futbollistin shqiptar Aleksandër Lambi.
Aleksander Lambi
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi, 22 vjeç.
Ishin minutat e para të sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë për shkak të një ataku kardiak.
Mediat greke kanë arritur të publikojnë disa sekuenca nga moment tragjik i vdekjes së futbollistit shqiptar, teksa në fushë shihet ambulanca duke i ardhur në ndihmë shqiptarit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.
Nëna e futbollistit shqiptar Aleksandër Lambi, ndodhej në tribunat e stadiumit, kur djali i saj u rrëzua në ndeshjen ndaj Ermionidës duke humbur jetën. I riu fatkeq humbi ndjenjat në fillim të ndeshjes dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve përfundoi pak orë më vonë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja tragjike ishte edhe më e vështirë për nënën e Lambit, e cila ishte në fushë për të parë ndeshjen e djalit të saj.
Ky është momenti kur trupi pa ndjenja i futbollistit shqiptar në Greqi futet në ambulancë, për t'u transportuar më pas në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ia doli t'i mbijetonte "goditjes".
"Aleko ynë, u largove në mënyrë kaq të padrejtë", ishin këto fjalët e para të mesazhit të lamtumirës që i dhanë shokët e ekipit "Iliupolis" futbollistit shqiptar në Greqi që humbi jetën tragjikisht në fushë mesditën e sotme.
"Aleko ynë, shoku ynë, vëllai ynë, u largove kaq padrejtësisht nga jeta.
I gjithë ekipi, i gjithë qyteti mban zi sot. Fjalët nuk mjaftojnë... vetëm një dhimbje e padurueshme dhe nyjë në stomak. Udhëtim të mbarë Aleko", kanë shkruar ata përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Klubi i futbollit grek, Apolon Smirnis, që kishte futbollistin shqiptar Aleksandër Lambi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të lojtarit të saj.
"Sot ne vajtojmë për Aleksandrin tonë. Aleksandros Lampis, një nga fëmijët tanë ka ndërruar jetë kaq herët. Në atë kohë ai bënte atë që donte më shumë se çdo gjë tjetër. Ai ka luajtur futboll si fëmijë në repartet e infrastrukturës së Apollonit. Ai erdhi për të nënshkruar një kontratë profesionale dhe vazhdoi në formë huazimi te skuadra e Lioupolit. I shprehim ngushëllimet e ngrohta familjes së Aleksandrit", shkruan klubi.
A i kishte bere vaksinat? Te hetohet. Keto kohe shume atlete te vaksinuar kane vdekur ne kete menyre. U prehte ne paqe.
PërgjigjuHahaa i forte je shoku, ti me gjithe idjotat qe besoni gjithe budallalleqet qe qarkullojne per vaksinat. Per fat te keq jeni me shumice ne shqiperi!
Mos flisni pa lidhje, njihen si raste Sindrome di Brugada