Tronditet ekipi i Çelsit,
del skandali seksual me të mitu

Tronditet ekipi i Çelsit,<br />del skandali seksual me të mitu
Skandali seksual i cili ka dalë së fundmi në Angli, ka të bëjë me një ndër klubet më mëdha të saj dhe më të titulluarat siç është ekipi i Çelsit.
Një ish-lojtar i saj ka akuzuar klubin anglez se është paguar kundrejt fshehjes së informacionit.

Gary Johnson, lojtar i Çelsit gjatë viteve 1970-1980, pranon se ekipi i Premier Ligës e ka paguar atë 50 mijë paund dhe i ka kërkuar atij të firmosë një kontratë vitin e kaluar për penguar që të tregojë të vërtetën e abuzimit seksual që ka patur nga menaxheri i gjetjes së talenteve, Eddie Heath.

Johnson, 57 vjeç tashmë, në një intervistë për The Daily Mirror, tregoi se është abuzuar nga Heath i cili nuk jeton më,  në moshën 13-vjeçare kur ishtë në fillimet e karrierës së dhe do të do të bëhej pjese e bluve të Londrës.

“Çelsi është një klub i madh dhe me shumë emër në botë. Mendoj se fansat e tij duhen të dinë të vërtetën mbi klubin që mbështesin. Mund të kenë paguar dhe të tjerë. Them me bindje se kjo çështje nuk duhet ti shpëtoj drejtësisë, dhe kjo vlen dhe për klubet e tjera, për të mirë e këtij sporti”.

chelsea
  (Faqja e parë gazetës Daily Mail, duke publikuar skandalin)

Ai akuzon drejtpërdrejt Londinezët  për mbulim të ngjarjes kundrejt pagesës për të mos prishur imazhin e klubit.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që ekipi i Çelsit përfshihet në një skandal seksual, ku në vitin 2010 u publikuan foto intime të mbrojtësit John Terry-it me të dashurën e shokut të ekipit.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve