Futbolli anglez është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë. Mediat raportojnë se është ndarë nga jeta Presidenti i klubit të njohur ‘Barnsley’, Patrick Cryne.

Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 66-vjeçare, teksa humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

‘The’ Sun shkruan se Cryne luftonte prej disa vitesh me kancerin, ndërsa mëngjesin e sotëm kjo sëmundje i ka marrë jetën. Patrick Cryne e drejtoi klubin e futbollit ‘Barnsley’ që prej vitit 2003. 

patrick
(Njoftimi për vdekjen e Presidentit të klubit të futbollit 'Barnsley', Patrick Cryne)

d.c./shqiptarja.com