Tronditet Maqedonia, varrezë 
masive në shtëpinë e Ali Ahmetit

Tronditet Maqedonia, varrezë <br />masive në shtëpinë e Ali Ahmetit
Një varrezë masive është gjetur në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Zajaz të Kërçovës.

Ka qenë agjencia e lajmeve Zhurnal e cila ka publikuar edhe foto të eshtrave. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë politikani shqiptar, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Skeletet do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme për të hedhur dritë mbi identifikimin e tyre, ndërsa ende nuk dihet nëse eshtrat datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913 apo i takojnë një periudhe të mëvonshme.

Megjithatë, banorë të zonës dhe autoritetet lokale, thonë se varreza masive i përket vitit 1913, kur rreth 60 banorë të fshatit Zajaz të Kërçovës, janë vrarë dhe varrosur në vendin ku sot janë themelet e shtëpisë së Ali Ahmetit. Gjithashtu, sipas të dhënave paraprake mësohet se viktimat pasi janë ekzekutuar, janë djegur dhe më pas janë hedhur në pus.
 
Ish kryetari i komunës së Zajazit, Musli Musliu, tha se ekipet hetuese kanë filluar procedurën hetimore bashkë me prokurorin dhe së shpejti pritet të dalin me të dhëna konkrete. Ai thotë se ajo që është zbuluar në Zajaz, hedh dritë mbi një krim kundër njerëzimit. 

“Në këtë vend sipas informacioneve vendore dhe historianëve vendor dhe atyre ndërkombëtar, këtu mendohet të ketë dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëz të cilët janë të ekzekutuar. Janë të këtij vendi të këtij rrethi, pra Zajaz Xhuma”, theksoi ai.
 
Këtu shohim një krim të paparë për njerëzimin. Shohim eshtra që janë nxjerrë nga pusi, eshtra që paraprakisht janë djegur. Por për hir të hetimeve dhe organeve kompetente për hetim ne nuk do themi asnjë fjalë për atë çka dimë”, u shpreh Musli Musliu, ish kryetar i komunës së Zajazit.
 
Në Kërçovë, kjo është varreza e dytë masive e zbuluar muajve të fundit, pas shpellës së zbuluar në Malësinë e Kërçovës, ku po ashtu janë gjetur deri më tani, rreth 60 kafka dhe mbetje tjera mortore tjera për të cilat po ashtu me urdhër të prokurorisë publike është hapur hetim.

varr masiv
varr masiv
varr masiv
varr masiv


Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011